• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kam rrëmbyer fëmijën tim”! Arjola Demiri rrëfehet si asnjëherë më parë: Mes lotëve tregon momentin e saj më të vështirë pas divorcit

04/03/2021
in Aktualitet
A A
“Kam rrëmbyer fëmijën tim”! Arjola Demiri rrëfehet si asnjëherë më parë: Mes lotëve tregon momentin e saj më të vështirë pas divorcit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja Arjola Demiri ka ndarë një histori shumë prekëse, që lidhet me periudhën e divorcit dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve, konkretisht të vajzës së saj të madhe, Helgës.

Gjykata i kishte dhënë Arjolës kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Rubinit dhe Alesias, kurse kujdestarinë e vajzës së madhe ia kishte lënë të atit. E gjendur në një situatë, që e përshkruan si më të vështirën në jetë, vendos të “rrëmbejë” të bijën e ta marrë pranë vetes.

“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre.

Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proçes gjyqësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim.

E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte.

Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka. Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam “rrëmbyer” fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë.

Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes.“

Pavarësisht ndryshimeve në shoqërinë shqiptare, nënat janë “humbëset” në disa raste kur vjen puna te kujdestaria e fëmijëve, shpesh dhe pa të drejtë. Duke u ndalur te kjo dhimbje që shkakton sidomos ndarja e fëmijëve, Arjola dha për nënat dhe drejtësinë një mesazh shumë të fortë:

“Ndoshta si kjo histori ka plot, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato nëna që janë gjetur dhe ndierë si unë. Dhe ndoshta për t’u bërë një thirrje gjithë atyre që gjykojnë ndoshta edhe cekët, sepse fëmija nuk duhet të largohet kurrë nga nëna, për asnjë arsye.

Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua. Tanimë e tejkaluar, por kur kthehem nuk mund të rri pa e prekur sepse ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë kur rrëmbeva fëmijën tim. Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer dhe i kam krahë që të tre”, përfundoi rrëfimin e saj e përlotur Arjola Demiri.

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave rrëfen pengun e Gjergj Menës pas ndarjes së tij nga jeta

05/11/2026
Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin! Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

05/11/2026
U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

U nda nga jeta në moshë të re aktori Gjergj Mena: Prek me fjalët e dhimbjes bashkëshortja! Gjergji im…

02/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In