• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja strategjia e Metës për të bllokuar mandatimin e Ramës të formojë i pari qeverinë! Plan të përdorë paktin si koalicion PD-LSI për nxjerrë jashtë loje PS

03/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shqipëria do lind një Albin, kur një avion i Hagës të burgos në Rinas njësoj si në Kosovë 3 kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet strategjia e Ilir Meta për të bllokuar mandatimin e PS që të formojë e para qeverinë pas 25 prillit. Sipas Kushtetutës, pasi të bëhet certifikimi i zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti duhet të mandatojë për të formuar qeverinë, partinë ose koalicionin me numrin më të madh të mandateve.

Historikisht PS ka dalë forcë e parë në vend dhe në bazë të sondazheve me shumë gjasë del dhe më 25 prill, por mund të ketë më pak se 71 mandate. Pyetja e madhe që shtrohet është: Nëse PD, PS dhe LSI nuk kanë asnjë prej tyre 71 mandate, kush duhet ta formojë qeverinë?

Këtu hyn në lojë presidenti Meta, i cili po tenton të shmangë me çdo kusht që PS të nisë procedurat e para për të formuar qeverinë. Burime shumë të sigurta të gazetës në Presidencë, bënë me dije se Ilir Meta do të shfrytëzojë paktin e firmosur mes PD dhe LSI të hënën, për të mos lejuar që PS të mandatohet e para të formojë qeverinë. Nëse lexojmë Kushtetutën, ajo flet për parti dhe koalicione.

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, presidenti emëron një kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Në qoftë se edhe kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një kryeministër tjetër.

Në këtë rast, Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin”, thuhet në nenin 96. Zyrtarisht në KQZ, PD dhe LSI janë të ndara dhe jo në koalicion, prandaj Meta pritet të fusë në lojë paktin e 1 marsit. Sipas informacioneve, nëse PS del forcë e parë dhe nuk i ka 71 mandate, por nëse PD dhe LSI kanë sëbashku më shumë se PS, Meta pritet të dekretojë Bashën të formojë qeverinë dhe do të përdorë si argument paktin PD-LSI, duke pretenduar se partitë janë në koalicion.

Paralajmërimi

Një lëvizje e tillë pritet të shkaktojë tensione të mëdha sepse ligjërisht njihen vetëm koalicionet që janë regjistruar në KQZ. Por bashkëshortja e presidentit pak kohë më parë ka dhënë sinjale se presidenti do të quajë koalicione edhe ato që nuk janë në KQZ.

“Koalicioni që fiton, e keni në Kushtetutë, që pavarësisht se ti nuk shkruan koalicion, marrëveshjet paraprake quhen koalicion”, u shpreh Kryemadhi pak kohë më parë. Pra presidenti, në momentin që PS nuk ka 71 mandate, pritet të deklarojë se PD dhe LSI janë bashkë prandaj u takon atyre të formojnë qeverinë. Marrëveshja e firmosur 2 ditë më parë për bashkëqeverisje duket se këtë qëllim ka.

LSI i trembej faktit se PD do e braktisë dhe tashmë dokumenti do të shfrytëzohet nga presidenti për të nxjerrë jashtë loje PS. E sigurt është që një lëvizje e tillë do të sjellë përplasje të forta dhe ndoshta edhe padi gjyqësore.

Parashikimet ligjore

Kushtetuta shprehet se të drejtën të formojë qeverinë e para e ka partia apo koalicioni me më shumë vota, por është Kodi Zgjedhor ai që përcakton se çfarë është koalicioni. Kodi parashikon se koalicioni përbëhet nga dy ose më shumë parti, që garojnë në të gjithë vendin si një subjekt i vetëm zgjedhor me një listë të përbashkët kandidatësh. Mbetet të shihen zhvillimet pas 25 prillit, por nëse PS nuk merr 71 mandate, e sigurt është se do të kemi një luftë të fortë me presidentin, i cili do të bëjë gjithçka që LSI të jetë në qeveri.

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In