• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatet e paqarta të Sali Berishës dhe Ilir Metës në paktin Basha-Kryemadhi

02/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Fatet e paqarta të Sali Berishës dhe Ilir Metës në paktin Basha-Kryemadhi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Formulat e situatës pas 25 prillit nuk se janë shumë të komplikuara. Nëse Edi Rama, pra PS-ja do të marrë mbi 71 mandate, ai do të vazhdojë të jetë kryeministër e kryetar i mazhorancës. Kjo mund të ndodhë edhe nëse merr 70 mandate dhe një ose dy i kanë partitë e vogla jashtë koalicionit Basha-Kryemadhi, por në këtë rast situata nuk do të jetë e thjeshtë.

Nëse Rama nuk i merr 70 plus, ai largohet si kryetar i PS-së, dhe në lojë hyjnë faktorët e tjerë për të gjetur një zgjidhje, e cila nuk do të ndikonte që reforma në Drejtësi të bënte prapa ktheu.

Jemi në një kohë kur SHBA ka hyrë në Shqipëri edhe me marinsa e kontigjent luftarak. Që padyshim nuk është as rastësi, e as një eveniment rutinë; por qartësisht një vendim politik për të siguruar stabilitetin e një anëtari të NATO-s.

Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të sigurojnë mazhorancën e duhur për të bërë qeverinë, pra 71 plus mandate, natyrisht që do të qeverisin, e kjo nuk se ka dyshim.

Formula më e paqartë është se kush do të jetë fati i Ilir Metës dhe Sali Berishës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në marrëveshjen e firmosur sot nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, nuk ka asnjë fjalë për Presidentin e ri të Republikës që duhet të zgjidhet në vitin 2022. Në vitin 2013, kur Edi Rama dhe Ilir Meta firmosën marrëveshjen për krijimin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në Shkodër, vendosën si pikë të qartë zgjedhjen e përbashkët të kreut të shtetit pas mbylljes së mandatit të Bujar Nishanit. Gjë që ndodhi në vitin 2017 me zgjedhjen e Ilir Metës-President. Meta, në atë kohë, synoi që me zgjedhjen e tij si President të siguronte dhe humbjen e Ramës, në mënyrë që deputetët e LSI-së që ishin 20 të ishin kyç në zgjedhjen e qeverisë së re. E në një mungesë mazhorance nga ana e PS-së, padyshim që LSI-ja do të ishte vendimtare e mund të merrte edhe postin e kryeministrit, ose një pjesë të madhe të qeverisë.

Në fund doli që 20 deputetët e LSI-së ishin potencialisht më pak se 4 të vitit 2009.

Këtë herë për Ilir Metën, të paktën nga pakti që Monika firmosi sot me Bashën, nuk se ka një të ardhme të qartë politike. Pakti PD-LSI nuk e thotë, e sipas gjasave Lulzim Basha e ka shmangur me dashje.

E ky është realisht një problem për Presidentin që është faktikisht edhe kreu i LSI-së. Lulzim Basha ka marrë përsipër një koalicion në vija të trasha paszgjedhor; pra një qeverisje anti-Ramë nëse Luli e Monika marrin 71 vota. Por si do të ndahet qeverisja; cilat janë piketat që ky koalicion do të ndajë në qeverisje; cilat ministri do të marrë PD e aleatët e vegjël e cilat LSI, kush do të mbajë kreun e Kuvendit e çdo të bëhet me Presidentin, vetingun, gjykatat etj? Nuk dihet!

Ilir Meta por edhe Monika Kryemadhi kanë folur hapur që LSI do të ketë drejtimin e ministrisë së Brendshme. Për këtë argument në asnjë nga 13 pikat nuk flitet asgjë. Përse?

E para sepse nuk kemi të bëjmë me një pakt real, por me një marrëveshje për të siguruar sa më shumë vota anti-Rama dhe kjo është e qartë, pavarësisht se do të ketë plot vota anti-Meta, anti-Berisha e shumë anti- establishmentit të vjetër që përfaqësojnë edhe politikanët e opozitës.

Përse Lulzim Basha e Monika Kryemadhi nuk kanë firmosur një pakt shterues mes tyre, për përgjegjësitë që ata marrin nëse fitojnë pas 25 prillit, ose edhe nëse s’fitojnë xhanëm?!

E këtu qëndron misteri, e fshehta, paqartësia, problemi real mes kësaj amalgame jo të ngjizur politike në vend.

Kemi vetëm një lobim elitash që duan të qeverisin, por si Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë realisht pengu i tyre, në të dy palët pjesë e familjes, tek Basha jo aq intime sa te Kryemadhi që fle me Presidentin, por gjithsesi është një peng më shumë politik sesa njerëzor.

Me subkoshiencë, e natyrisht me një diletantizëm dhe dembelizëm, dy krerët e opozitës kanë anashkaluar argumente të rëndësishme. Ngaqë nuk duan t’i përballojnë, por t’i anashkalojnë, me shpresë që shqiptarët nuk i shohin.

Por jo, pyetja apo trilema Hamletiane është se çfarë do të bëjnë Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama pas 25 prillit?

Lulzim Basha nuk ka pranuar që të angazhohet se Ilir Meta do të jetë President me një mandate të dytë, Kryemadhi nuk ka insistuar. Sali Berisha nuk e di se cila do të jetë pesha e lobit të tij në PD, pasi ka arritur që të sigurojë vetëm ndonjë lëvizje të vogël në qarkun Kukës, duke rrëzuar me turp komisionin “Nishani” e ka hapur betejë me Grida Dumën për Kavajën.

Lulzim Basha, sado naiv të duket, sipas gjasave ka luajtur me një strategji të hollë, ndoshta jo aq shumë të hollë, por aq sa të mos i lejë doktorit “carta Bianca” pas 25 prillit.

I ka dhënë sipas dëshirës së Berishës, Kamzën LSI-së! Por a do t’i mjaftojë Ilir Metës dhe doktorit një alterego Xhelal Mziu pas 25 prillit për ta përdorur si municion revolucionar? Padyshim që jo!

Çifti i klikës së vjetër tashmë duket se e ka të qartë se konsiderohen si relike për tu zhvendosur, si Gjykanoviç, Gruevski apo Sanader. Ky tashmë është fakt. Ndaj kanë kërkuar Kamzën që ta kenë si territor “të pushtuar” si Gaza apo Ramallahu…/Pamfleti

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In