• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!

28/02/2021
in Blog
A A
“Çështja çame” e 25 prillit si parodi: Përse Basha nuk e ka vendosur në program?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Shpëtim Idrizi ka disa ditë që ka rikativizuar një retorikë të përsëritur të çështjes çame, por që politikisht nuk ka hedhur asnjë piketë se çfarë kërkon.

Kreu i PDIU-së, në vitin 2013 ka qenë aleat me PD-në e Berishës, në 2017-n hyri si parti në vete dhe sot ai është në koalicion me Lulzim Bashën, së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules që e konsideron një kundërshtar politik.

Idrizi, hyri në koalicion me Edi Ramënnë zgjedhjet e vitit 2015 por që u bë i famshëm ishte me “çamët e Dibrës” në zgjedhjet e pjesshme të 2016-ës.

Në programin elektoral të vitit 2013 Partia Socialiste ka pasur një program për adresimin e çështjes çame, adresim që Idrizi mendon se Edi Rama e ka braktisur.

Megjithatë fakt është që prej vitit 2009 kur Lulzim Basha firmosi marrëveshjen e famshme të Detit me homologen greke Dora Bakojanis, Tirana dhe Athina nuk kanë firmosur asnjë pakt strategjik të ri mes palëve.

Greqia dhe Shqipëria kanë ecur në një rrugë ngriva shkriva që prej vitit 2013, ku realisht ka pasur tension dhe kërkesa të larta dypalëshe. Edi Rama nuk ka pranuar që të firmosë asnjë marrëveshje me Greqinë pa hequr ligjin e Luftës, që është realisht fillimi i zgjidhjes së çështjes çame, pasi nis me heqjen e së ashtuquajturës sekuestro conservative.

Megjithatë, çështja çame është më shumë se politike, ajo duhet të jetë strategjike dhe si e tillë nuk ka përse përdoret për fushatë, por duhet të jetë bazë e të gjitha forcave politike në vend, që çdo qeveri pa dallim ta ketë si pasqyrë politike përballë Athinës.

Megjithatë, Idrizi mendon se Rama është i shitur te Greqia, kurse aleatët e tij mendojnë të “kundërtën”…se Rama është i shitur te Greqia.

Po përse atëherë Shpëtim Idrizi nuk bind Lulzim Bashën të bëjë një plan elektoral për çështjen çame. Deri më sot Basha ka folur e lëshuar para e premtime për shumë gjëra; lekë për studentët, pensionistët, do paguajë faturat e dritave, të ujit, internetit, autobuzët, ilaçet etj etj, po përse nuk ka shkruas asgjë për çështjen çame?

Këtë mund ta ndihmojë Idrizi, se ndryshe përse rri në aleancë?!

(TemA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In