• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Beteja e humbur kundër sondazheve

28/02/2021
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Së paku pesë kompani sondazhesh të angazhuara nga televizionet shqiptare, që në shumicë jane pro opozitës, po publikojnë rregullisht sondazhet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

Historia e sondazheve në Shqipëri është shoqëruar vazhdimisht me mosbesim, sidomos nga pala humbëse, pasi në fakt dhe shpesh kanë pasur tendenca të ndikimit mbi rezultatin, ngaqë kanë qenë, një ose dy sondazhe, me tendencë të qartë politike. Për të mos thënë që një e komandonte Ilir Meta me telefon.

Është hera e parë që ka pesë sondazhe të rregullta, që angazhohen dy muaj para zgjedhjeve, me një periodicitet i cili nuk mund të injorohet.

Sondazhet nuk janë të televizioneve, edhe pse prezantohen atje. Kompanitë kanë emrin e tyre dhe përgjegjësinë e tyre për rezultatin pas 25 prillit, pasi u mbetet në historinë e tyre profesionale.

Sondazhet deri tani nxjerrin fitues në distancë Partinë Socialiste nga Partia Demokratike dhe përafrohen kur i shton aty dhe LSI-në, në disa raste.

Për këtë arsye është kthyer në sport kombëtar sulmi ndaj tyre, nga ana e opozitës.

E njëjta histori ndodhi në Kosovë. Edhe pse dihej qartë se Vetëvendosja do fitonte, dhe debati ishte a kalon 50 për qindshin vetëm a jo, kompanitë e sondazheve u sulmuan egërsisht nga partitë që dolën në opozitë, por dhe nga vetë Vetëvendosja, pse nuk i jepnin direkt mbi 50 për qind.

Në fund, asnjë kompani sondazhi nuk gaboi përej marzhit të gabimit që kanë sondazhet, deri në 2 për qind. Rezultati doli afërsisht sa thanë ato. Vetëvendosja mbeti tek 48 për qindëshi dhe partitë e vjetra u rrënuan.

Kjo tregon se kompanitë e sondazheve, më shumë se sa partitë, ruajtën faqen e tyre në këtë betejë profesionale, me ndonjë përjashtim të vogël, që nuk besoj se është bërë politikisht, por për shkak të përvojës profesionale.

Tani e njëjta histori po përsëritet në Shqipëri. Pesë kompani sondazhi të huaja, nxjerrin distancë të madhe mes dy partive kryesore. Kjo është një kambanë alarmi për opozitën, por jo një kushtrim për të sulmuar sondazhet, por për të reflektuar dhe për t’u korrigjuar.

Shumë prej pyetjeve të sondazheve publiku i percepton ndryshe nga Lulzim Basha, i cili publikun e konsideron idiot kur flet broçkulla.

Opozita çuditet kur publiku thotë që qeveria ka përballuar mirë tërmetin dhe ka menaxhuar me aq sa ka mundur pandeminë.

Opozita çuditet që populli shqiptar nuk mendon si Sali Berisha, që numëron vetëm të vdekurit, apo si Tritan Shehu që kërkon ato masa që ndihmojnë biznesin e tij në mjekësi.

Opozita çuditet kur shikon se populli shqiptar nuk mendon si Lulzim Basha për ekonominë, apo nuk mendon si Ilir Meta për reformën në drejtësi.

Dhe ky është problemi real i tyre, pasi ata kanë krijuar një realitet virtual të tyre, dhe jetojnë me gënjeshtart e tyre, duke e marrë popullin për budalla.

Një opozitë që shpreson të fitojë vetëm se në Shqipëri ka rënë tërmet dhe pandemia, është një opozitë që e konsideron shoqërinë si një masë injorante, që mund të besojë se tërmetin dhe pandeminë i solli Edi Rama.

Sondazhet tregojnë mbi të gjitha sa larg është opozita me frymën e shoqërisë, më shumë se sa larg është PD me PS.

Ndaj është mirë që opozita t’i përdorë sondazhet për të ndryshuar kursin e saj qesharak dhe qasjen idiote ndaj problemeve të shoqërisë.

Gjyqi ndaj sondazheve ka kohë për t’u bërë. Ai bëhet më 26 prill, një ditë pas rezulatit. Atëhere disa kompani sondazhi që mund t’ia kenë futur kot, mund të falimentojnë dhe të tjerat të ngrihen, por ky zhvillim nuk duhet të jetë beteja e opozitës. Ajo është betejë e tregut të sondazheve.

Opozita bën mirë t’i injorojë sondazhet kur i ka kundër dhe t’i përdorë ato për të identifikuar problemet. Por nëse deri më 25 prill bën luftë me sondazhet dhe jo me Edi Ramën, do mundet dhe nga sondazhet, dhe nga Edi Rama, duke i nxjerr të dy të nderuar.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In