• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Era e thesit të mashtrimeve po qelb vendin! Kryesojnë premtimet Lulzim: Energjinë, naftën edhe çfarë të doni, do i ul! Do lidh TAP me TEC-in e Vlorës…që nuk ka punuar kurrë dhe nuk kanë asnjë lidhje

25/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Era e thesit të mashtrimeve po qelb vendin! Kryesojnë premtimet Lulzim: Energjinë, naftën edhe çfarë të doni, do i ul! Do lidh TAP me TEC-in e Vlorës…që nuk ka punuar kurrë dhe nuk kanë asnjë lidhje
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi dje programin e energjisë ku në fokus të tij është furnizimi, energjia hidrike, TEC-et dhe bashkimi i tregjeve Shqipëri-Kosovë.

Basha u shpreh se do të ulet çmimi dhe do të rritet cilësia e karburantit si dhe do të hiqet taksa që kryeministri Edi Rama ka vendosur prej 240 lekë për litër karburanti. Kreu demokrat tha se do të nxitet fuqishëm prodhimi i energjisë me në fokus energjinë hidrike.

Sipas tij edhe gazsjellësi TAP do të lidhet me TEC-in e Vlorës një premtim qesharak prej idioti sepse TEC i Vlorës ka që kur është ndërtuar që nuk ka punuar asnjë orë dhe teknologjia e ndërtimit të tij nuk ka asn∆e lidhje me gazin.

Por Luli vazhdon të shqyej thesin e mashtrimeve që po qelbin vendin sepse janë të vjetra dhe të provuara boçkullat e tij pa asnjë lloj përgjegjësie dhe morali ekonomik.

“Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke çmontuar monopolet që ekzistojnë sot. Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërt me fokus energjinë hidrike dhe atë të erës. Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik.

Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës”, u shpreh Basha. Ai tha se do të ndodhë bashkimi i tregjeve Shqipëri-Kosovë duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë si energji bazë ndërsa energjia e vendit tonë për të përmbushur kërkesat. Basha u shpreh se do të marrin fund pagesat korruptive dhe pas zgjedhjeve PD do të fokusohet në 2 detyra kryesore.

Detyra e parë është zgjidhja e problemeve të përmbytjeve ndërsa detyra e dytë përfundimi i riparimit të gjitha dëmeve nga tërmeti. Kreu i PD tha se të gjitha këto do të largohen vetëm duke larguar Ramën, kështu sipas tij vendi do të bëhet më mirë.

“Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën. Do të marrin fund pagesat korruptive që i kërkohen investitorëve nga administrata. Pas zgjedhjeve, do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve dhe përfundimi me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të gjitha dëmeve të tërmetit. Të gjitha këto mund dhe do të arrihen duke larguar Ramën. Bashkë do të sjellim ndryshim dhe do ta bëjmë një vend tonë më të mirë për të jetuar”, tha ai.

Share205Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In