• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

ANALIZA: Dështimi i Angela Merkel me pandeminë e koronavirusit

22/02/2021
in Bota
A A
ANALIZA: Dështimi i Angela Merkel me pandeminë e koronavirusit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para mbërritjes së pandemisë, skenari mbi fazën përfundimtare të mandatit të Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, në thelb ishte shkruar. Do të kishte një përzierje admirimi dhe nostalgjie të parakohshme. Çdo krahasim me një pasardhës të mundshëm, do t`a nxirrte Merkelin në një dritë edhe më të mirë.

Adhurimi ndaj Merkel u shtua edhe më shumë në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit, teksa Gjermania pati më shumë dëme në njerëz dhe ekonomi sesa vendet e tjera të Evropës. Në disa aspekte ishim me fat, në disa të tjera nuk ishte vetëm punë fati.

Merkel injohu që herët rreziqet e paraqitura nga virusi, ndaj mori masat e duhura. Në një nga fjalimet e saj të rralla drejtuar kombit, ajo përdori tonin e duhur të shqetësimit dhe solidaritetit, duke motivuar kështu miliona gjermanë që të qëndronin në shtëpi.

Sikur ajo të kishte dhënë dorëheqjen verën e vitit kaluar – gjë që padyshim nuk mund t`a kishte bërë kurrë në mesin enjë krize të tillë – me siguri që do të ishte shpallur shenjt.

Pranverën e shkuar, dhe në një kohë kur dinim ende pak mbi Covid-19, mbylljet ishin instrumenti i vetëm efektiv që kishin në dispozicion politikanët.

Nuk kishte ndonjë nevojë reale për të qenë kreativë. Gjithçka që duhej të bënin politikë-bërësit ishte të mbyllnin vendin. Dhe Merkel e bëri atë me bindjen e nevojshme për njerëzit. Bllokimi i vendit mbetet truku më i mirë i Merkel deri më sot.

Ajo është më e aftë se kushdo tjetër në Gjermani, sidomos kur krahasohet me shumicën e guvernatorëve të 16 landeve gjermane. Në mesin e tetorit 2020, kur shumica e guvernatorëve nuk besonin se ishte e nevojshme të viheshin në zbatim masa më të rrepta me gjithë numrin në rritje të rasteve, Merkel u përgjigj e acaruar: “Atëherë do të takohemi po këtu pas 2 javësh”.

Përgjigja e saj është bërë tashmë një legjendë në Gjermani, dhe ajo kishte të drejtë. Ndërsa vendimmarrësit e tjerë ranë viktima të besimit se mund t’i injoronin përfundimet e nxjerra nga ekspertët, Merkel i qëndroi besnike fakteve.

Megjithatë, për fat të keq këmbëngulja për një mbyllje të gjatë, ka mbetur përgjigja e saj e vetme reale ndaj krizës. Asgjë tjetër. Ajo që ishte pozitive për valën e parë, ka provuar se është shumë e pamjaftueshme për valën e dytë apo të tretë.

Përgjatë viteve, ka dominuar narrativa se Merkel është një udhëheqëse e talentuar kur përballet me një krizë. Kjo ndoshta për shkak të aftësisë së saj të padiskutueshme për të qëndruar e qetë, edhe kur të gjithë ata që e rrethojnë e humbin toruan.

E megjithatë, kësaj narrative i mungon një e metë e madhe e kësaj qetësie:pasiviteti i saj. Problemi nuk është se Angela Merkel ka ndërmarrë një seri hapash të gabuara gjatë krizës së Covid-19. Problemi janë të gjitha ato gjëra që ajo nuk i provoi kurrë. Në thelb, është ekuivalenti i keqpërdorimit politik.

Gati asgjë që mund t`a kishte ngadalësuar apo edhe parandaluar valën e dytë në Gjermani, nuk u zbatua herët dhe me vendosmëri. Aplikacioni “Corona Warn”, i përdorur për të lajmëruar njerëzit mbi ekspozimin e mundshëm ndaj sëmundjes ka mbetur thjesht si një shaka.

Gjermanët nuk janë furnizuar ende sa duhet me maska ​​mjekësore, dhe aq më pak me maska ​​FFP-2, të cilat ofrojnë një mbrojtje më të mirë. Natyrisht, kancelarja nuk është përgjegjëse për çdo dështim të sektorit publik. Administratorët e distrikteve, komisionerët e mbrojtjes së të dhënave, anëtarët e kabinetit, guvernatorët e landeve, dhe madje edhe disa ministra federalë ndajnë gjithashtu disa nga fajet për menaxhimin e dobët.

E para nga dy rastet kur Merkel tregoi vërtet një gatishmëri për të ndryshuar diçka, për të krijuar një rrugë të re përpara, ishte gjatë viteve 2003-2005. Ishte pak para se ajo të zgjidhej për herë të parë kancelare, dhe ajo bëri fushatë me premtimin për të ndërmarrë reforma të mëdha në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe atë të taksave në Gjermani.

Kritikët e akuzuan atë se ishte zemërgur dhe neo-liberale. Gjithsesi ato synime ishin ambicioze. Por në mënyrë paradoksale, dëshira për të investuar kapital politik mbi këto ndryshime gati i kushtoi asaj zgjedhjet. Votuesit e ndëshkuan atë në zgjedhjet e vitit 2005, dhe diferenca e fitores së saj ishte shumë më e vogël nga sa pritej.

Merkel e mori mësimin, dhe mandati i saj në kancelari pati në fokus shmangien e rrezikut dhe mungesën e ambicies. Në vend se të thuash gjëra të tilla si “Unë dua” ose “Ne duam”, motoja e stilit të saj qeverisës rezultoi të ishte:“Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë para se të reagojmë”.

Edhe sot, nuk ka asnjë projekt apo reformë të vetme ambicioze që lidhet gjerësisht me emrin e Merkel. Ajo që do të kujtojmë prej saj është stili i këndshëm, i qëllimshëm, modest dhe vetë-ndikues i udhëheqjes. Momenti i dytë kur Merkel dëshironte vërtet diçka, dhe ishte e gatshme të rrezikonte që ta merrte atë, erdhi në vjeshtën e vitit 2015.

Vendimi i saj për t’i mbajtur hapur kufijtë e Gjermanisë, duke lejuar kësisoj futjen e qindra mijëra refugjatëve dhe emigrantëve, ishte i guximshëm. Madje për një kohë, u duk sikur vendimi i saj ishte nxitur nga një bindje e ngulitur.

Por kjo përshtypje u zhduk shpejt, kur u bë e qartë se qeveria e saj do të bënte shumë pak për të integruar të sapoardhurit. Ashtu si me politikën e klimës, fillimi i guximshëm u zëvendësua nga një mungesë e theksuar e ndjekjes së synimit. Për vite me radhë, ky stil i butë dhe reaktiv i udhëheqjes i shërbeu për mirë Gjermanisë.

Por pandemia e koronavirusit, ka nxjerrë në pah limitet e kësaj qasje. Udhëheqësit që nuk janë në gjendje të formulojnë dot një vizion mbi atë se si duhet të duket e ardhmja, janë të mallkuar që të jetojnë vetëm sot për nesër.

Tani është bërë e qartë për të gjithë se sa e pakënaqshme mund të jetë kjo qasje, me udhëheqjen e vendit plotësisht pa imagjinatë dhe ambicie. Përkundër gjithë kësaj, Angela Merkel është ende e romantizuar nga pjesa e madhe e popullsisë gjermane, përfshirë gazetarët.

Kritika ndaj kancelares cilësohet si e pahijshme nga jo pak njerëz. Kjo ndoshta për shkak se Merkel është gruaja e parë që ka mbajtur postin e kancelarit, dhe koha në fakt kishte ardhur pas shekujve të sundimit mashkullor. Apo ndoshta për shkak të reputacionit të saj si një punëtore e palodhur, dhe të kuptuarit më mënyrë të shkëlqyer të detajeve edhe më të çuditshme të politikës.

Ndoshta sepse modestia e saj përbën një kontrast të mirëpritur nga vendimmarrësit e tjerë – veçanërisht kur është e ekuilibruar ndaj atyre që nxiten nga testosteroni dhe që tentojnë të mbushin skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbase janë që të gjithë këta faktorë të kombinuar, që e bëjnë të vështirë një analizë të kthjellët të aftësive të saj drejtuese, por edhe mangësive.

Stili i udhëheqjes së ashpër të Gerhard Schröder arriti kufijtë e tij në vitin 2005. Ndaj,ishte koha për diçka të re. Angela Merkel ishte atje dhe përfitoi. Por tani pas 16 vitesh, edhe stilit të udhëheqjes së Merkel, i ka ikur koha. Është koha për ndryshim.

Markus Feldenkirchen, “Der Spiegel”

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In