• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Si po korruptohet besueshmëria e opozitës

18/02/2021
in Blog
A A
Katër muaj që demontuan Albin Kurtin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka një shembull konkret, pse jo vetëm opozita, por shumica e shtypit, që praktikisht mbështet opozitën, ka rënë në nivelin e besueshmërisë së opozitës dhe në vend të ndihmojnë njëri- tjetrin, zhysin njëri- tjetrin më poshtë.

Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndri i Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk i takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës, për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrrit.

Se çfarë do bëjë SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar, po shikohet.

Asnjë fjalë!

Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar, në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin.

Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stilin e opozitës, që të mos flasë për korrupsionin e familjes Berisha, me shpresë se fitorja e pushtetit do t’ua heqë këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.

Duke gënjyer veten dhe njëri- tjetrin me këtë stil, ata mendojnë se gënjejnë dhe shoqërinë, dhe meqë ata nuk guxojnë të përmendin që familja Berisha këtu është kapur në një krim, mendojnë se dhe shoqëria nuk ka për t’ia marrë për keq familjes Berisha.

Kjo bën pastaj që ata të jenë të pabesueshëm kur flasin për aferat korruptive të Qeverisë, kur bëjnë qimen tra, apo kur shpikin histori të ‘qytetarit digital’. Njeriu që po inspiron opozitën të vijë në pushtet, është i kapur familjarisht në vjedhje dhe i duhet pushteti për t’u mbrojtur, dhe kjo e minon çdo kauzë të opozitës dhe çdo motiv që qytetarët ta mbështesin atë.

Kjo e bën opozitën qesharake, dhe në vend të gjejë motive tek vetja për të qenë e besueshme, e bën pastaj të hidhet degë më degë, duke kërkuar të gjejë armiq të “supozuar” të Edi Ramës dhe të frymëzojë popullin, me shembullin e tyre.

Të gjithë e mbajmë mend se më 2017, çadra u ngrit si frymëzim se kishte fituar presidenti Trump, i cili supozohej një armik i Edi Ramës, pasi ky i fundi, pa u menduar dy herë, e kishte cilësuar rrezik për njerëzimin. Dhe vrapuan ta mundnin si anti-trampist, ndërkohë që Edi Rama takohej me Trump-in dhe shkonte mirë me të.

Tani janë gdhirë të gjithë me ekstremin e majtë të Albin Kurtit dhe shpresojnë ta mundin Edi Ramën si “albinistë”. Dhe nuk është problemi se kanë humbur kohë një herë si Trumpi, e një herë si Albini.

Problemi është se ata nuk janë vetëvetja dhe fshihen gjitmonë pas dikujt, që mendojnë se e mund Ramën. Por që nuk janë kurrë këta që janë para syve tanë, por janë disa qejfli fitimtarësh.

Madje dhe për Dritan Abazoviçin u gëzuan po kaq shumë, se dhe ai ju duk sikur mundi Ramën në vend të Gjukanoviçit.

Tani beteja është konkrete. Këta që duan të mundin Edi Ramën, duhet të tregojnë kush janë. Nuk mund të fshihen pas familjes kriminale Berisha, as pas Trumpit, as pas Albinit, e s’di pas kujt pas katër vitesh.

Nuk mund të mundësh dikë që është në betejë, me shembuj nga fitimtarët, apo në emër të mëkatarëve që nuk dalin dot në betejë.

Edi Rama do një emër që ta dijë me kë e ka betejën. Se me Berishën, Trumpin dhe Albinin i ka mbaruar punët e veta.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

16/08/2025
“Kishin foto bashkë”, gruaja e Bujar Asqeriut tregon xhelozinë për Eva Alikajn: I kujtova burrit se kishim dy fëmijë

Bujar Asqeriu një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar festoi 69-vjetorin

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In