• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E pazakontë: Policët merren peng nga një roje pallati në Tiranë

16/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
E pazakontë: Policët merren peng nga një roje pallati në Tiranë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ndodhi në Tiranë gjatë një shërbimi rutinë të forcave nga komisariati numër 2. Oficerët e policisë që pretendojnë se mbërritën për të kryer kontrolle pasi ishin njoftuar për ndërtim pa leje, u mbyllën me çelës nga roja e pallatit duke i penguar për të dalë jashtë për disa minuta.

Burimet treguan në anonimitet se ngjarja ndodhi në rrugën Zela, pranë tregut Çam. Forcat e policisë u njoftuan për të mbështetur një grup të IMT sqarohet eksluzivisht dhe patrulla mbështetëse përbëhej nga dy oficerët B. B, Z. M. mësohet nga burimet se sapo kanë mbërritur ata kanë marrë takim me punonjësit e IMT shtetasit O.M dhe O.C.

“Aty u njoftuam se roja i pallatit nuk ua hapte derën me pretekstin se kërkonte edhe prani të policisë”, shprehet në rrëfimin e saj oficerja e patrullës që sipas kolegëve të saj të komisariatit numër 3, asaj dhe policit të dytë ju hoq liria për disa minuta.

“U afrova, mora kontakt me rojën e pallatit shtetasin I. D. Ai e hapi derën dhe ne vazhduam sipër”, thotë polici në kallëzim sipas burimeve. Polici B. B është ngjitur sipër së bashku me dy punonjësit e IMT, por në katin e fundit për të dalë në tarracë, kanë parë qe dera ishte e mbyllur dhe janë kthyer mbrapsht. Policja e dytë Z. M rezulton të ketë qëndruar në hyrje të pallatit. Por kur dy inspektorët dhe polici B. B kanë zbritur poshtë ata janë ndeshur me një surprizë të pakëndshme.

“Dera për të dalë ishte mbyllur, njoftova Zamirën që të na ndihmonte. Qëndruam të mbyllur gati pesë minuta derisa erdhi roja që na kishte mbyllur brenda akuzon polici. Policja përforcon pengmarrjen e veçantë që u krye nga roja.

“Kur pashë që kolegu ishte mbyllur brenda, njoftova komandantin e grupit që mbërritën së bashku me një grup policie. Mbërriti dhe pronari i pallatit që hapi derën dhe pastaj u vijua dhe u hap dera e tarracës ku u kryen kontrolle dhe nuk u konstatua asgjë”, raportojnë efektivët.

Të nevrikosur patrullat i kanë shoqëruar të gjithë dhe sakaq kanë mbajtur shënim kallëzimin për heqje të paligjshme të lirisë. Por roja i pallatit i cili u pyet në komisariat thotë që ndonëse inspektorët e IMT e kishin bezdisur me kontrollet e pakuptimta, ai s’kishte asnjë hatërmbetje me policinë. “E tërhoqa derën dhe mbase është mbyllur, justifikohet roja që është mbështetur edhe nga shefi i tij.

“Isha duke ngrënë bukë dhe roja më njoftoi për vizitën e IMT . I thashë mos ta hapte derën e tarracës derisa të sillnin një autorizim nga shefat”. Sipas dëshmive të palës tjetër punonjësit e IMT kryenin shpesh inspektime të tilla pa argumentuar qëllimet e vizitës.

“U nevrikosa nga këto vizita, nuk kryhej asnjë punim, aq më tepër që kushtet atmosferike ishin të papërshtatshme për të punuar. Tërhoqa derën dhe mbase nga pakujdesia ime ata u mbyllën brenda. Nuk është qëllimi im tu hiqja lirinë. Ndërkohë dua të theksoj se në pallat nuk po kryhej asnjë ndërtim pa leje”, mbyll rrëfimin i denoncuari për heqje të paligjshme të lirisë./SI

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In