• Kontakt
Friday, November 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vazhdon hakmarrja amerikane ndaj Adriatik Llallës, Gjykata e Posaçme i rrëzon kërkesat dhe hap rrugën e gjykimit për ish-Kryeprokurorin

16/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Vazhdon hakmarrja amerikane ndaj Adriatik Llallës, Gjykata e Posaçme i rrëzon kërkesat dhe hap rrugën e gjykimit për ish-Kryeprokurorin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon hakmarrja amerikane ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit bëri gjithçka për të bllokuar procesin ndaj tij, por duket se do të ketë shumë telashe.

Prokuroria e Posaçme e dërgoi atë në gjyq për fshehje pasurie, ndërkohë që pas shumë përplasjesh u sekuestruan pronat e ish-Kryeprokurorit. Llalla tashmë i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku e kundërshton sekuestrimin e pronave dhe vendimin e Apelit të Posaçëm ku i hapi rrugë gjykimit të tij.

Në seancën e mbajtur në janar, avokati i Llallës kërkoi që procesi ndaj tij të pezullohet për shkak se ai ka bërë ankim në Gjykatën e Lartë. Po ashtu u kërkua që të përjashtohej nga trupa gjykuese kryesuesja e seancës Daniela Shirka. Avokati pretendoi njëanshmëri nga kryesuesja, me pretendimin se ajo nuk mund të vijonte gjykimin në një kohë që çështja ishte dërguar në Gjykatën e Lartë.

Por dje kreu i gjykatës nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka vendosur që trupa gjyqësore të mbetet e njëjta. Me këtë lëvizje zhbllokohet procesi dhe tashmë do të nisë gjykimi ndaj ish-kryeprokurorit, i cili dyshohet se ka fshehur disa herë pasurinë. Ishin amerikanët ata që e shpallën të padëshiruar dhe më pas prokuroria nisi hetimet. Procesi ndaj tij monitorohet me rreptësi nga ambasada e SHBA, ndërkohë që ajo ka përgëzuar SPAK për hetimet ndaj Llallës.

Tentativat e Llallës

Gjatë vitit 2019 Llalla nisi tentativat për të lobuar në SHBA me qëllim që të hiqej nga lista e zezë. Llalla punësoi në fillim të 2019 studion ligjore “Sher Tremonte LLP” për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili i ka ndaluar ish-kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Sher Tremonte LLP” për periudhën 1 janar – 31 mars 2019, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë USD në tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane. Me zyra në “Broad Street” të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, “Sher Tremonte LLP” është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”.

Në datën 4 mars 2019, e përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Por edhe pas 2 vitesh Llalla vijon të ketë telashe me SHBA, duke mos dalë dot nga lista e zezë.

Sekuestrimi i pronave

Hetimet ndaj Llallës u konkretizuan nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në vitin 2018 kjo prokurori vendoi që të sekuestrojë pronat e ish-kryeprokurorit, pasi në atë kohë dyshohej se ato ishin përdorur në një skemë pastrimi parash. Llalla blinte toka me çmim shumë të lirë dhe në harkun e një kohe të shkurtër i shiste me çmim shumë më të lartë.

Pas shkrirjes së kësaj prokurorie frenat i mori në dorë SPAK, i cili mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për akuzën e fshehjes së pasurisë. Gjykata pranoi dosjen, por hoqi sekuestron e pronave. Kjo solli një reagim shumë të ashpër të ambasadores amerikane Yuri Kim. Kjo fundit e bëri të qartë se për SHBA, Llalla vijon të mbetet në listën e të korruptuarve dhe se nuk mund të shkelë në tokën amerikane.

Pas kësaj SPAK vendosi të hapë një dosje të re, duke vënë në lojë ligjin Antimafia. Përmes këtij ligji iu sekuestruan pronat Llallës, por që nuk kishte lidhje me dosjen hetimore që shkoi në gjykatë.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In