• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tit Vasali hyn në librin “Guinness”: Shiti një makinë më shtrenjët se sa e kishte blerë dhe jeton te shtëpia e dhuruar nga mamaja

15/02/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Vasali i LSI me probleme “postcorone” lexon së prapthi opinionin: “Venecia” foli qartë për Kodin Zgjedhor, proces antikushtetuese … lë pa fjel dhe Ilir Metën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Petrit Vasili u zgjodh ministër i Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2017 dhe e ushtroi funksionin për disa muaj –deri në prishjen e koalicionit PS-LSI. Vasili pasoi në këtë post dy përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naçon dhe Ylli Manjanin.

Petrit Vasili është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë si dhe ka kryer studimet pasuniversitare në “Instituto Superiore di Sanita” në Romë. Ai ka punuar në disa institucione të shëndetësisë si Instituti i Higjienës dhe Instituti i Shëndetit Publik, përpara se të përfshihej aktivisht në politikë.

Petrit Vasili është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur postet e Sekretarit të Përgjithshëm, zv.kryetarit dhe kryetarit. Gjatë qeverisjes së koalicionit PD-LSI, Vasili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 2009-2012.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri Petrit Vasili nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Petrit Vasili deklaronte pasuri me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 10 herë, duke kapur vlerën e 15.8 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, z.Vasili zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 11.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 51.2 milionë lekë, nga të cilat 74% burojnë nga paga e Z.Vasili dhe 22% nga shitja e një apartamenti banimi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet me një apartament të dhuruar nga nëna si dhe shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë sesa çmimi i blerjes.

Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës, Z.Vasili deklaroi një apartament me sipërfaqe 54 m2 të dhuruar nga nëna. Në vitin 2009, ai deklaron se është në proces legalizimi një shtesë mbi apartamentin me sipërfaqe 35 m2, por nuk deklaron të dhëna sesa kanë qenë kostot e ndërtimit të shtesës apo shpenzime të tjera lidhur me të.

Apartamenti shitet në vitin 2017 me vlerë 85 mijë euro dhe shuma përdoret si burim për blerjen e një apartamenti tjetër me të njëjtin çmim.

Në vitin 2009, Z.Vasili deklaron një automjet “Benz” të prodhuar në vitin 1984 me çmim 200 mijë lekë, të cilin e shet në vitin 2011 me çmim 500 mijë lekë./BIRN

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In