• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi, heshtin për arrestimin nga SPAK të gjyqtares që lironte kriminelë nga burgu. Po “ngushtohet” laku?!

11/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Meta, Berisha, Basha e Kryemadhi, heshtin për arrestimin nga SPAK të gjyqtares që lironte kriminelë nga burgu. Po “ngushtohet” laku?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Prokuroria Speciale realizoi një sukses të certifikuar ditën e sotme, teksa vuri në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës arrestimi i gjyqtares Hoxha ishte bërë pasi pas një hetimi të gjatë, rezultonte se kishte firmosur madje nxjerrjen nga burgu të të dënuarit për vrasje Sajmir Petani.

Në këtë megaoperacion janë arrestuar 10 persona sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ndërkohë që ishte një skemë mirëfilli që merrte paratë për çdo lirim nga burgu, në shumat që varionin nga 6 deri në 12 mijë euro.

Rasti më i fundit, Petani, i cili po përgatitej të nxirrej nga burgu, është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte ”ngushtë” burgu i Fushë Krujës.

Këtë rast nuk ka lënë i dënuari i cili duke shfrytëzuar dobësinë e gjyqtares Hoxha për të përfituar para korrupsioni ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.

Si prova materiale SPAK ka sekuestruar kompjuterat personalë të personave të ndaluar, si dhe janë sekuestruar cash në shtëpi, mijëra euro të tjera, jashtë qarkullimit të bankave.

Gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Bëmë një panoramë të shkurtër të këtij akti të fundit të SPAK, i cili sot shënoi sukses në punën e tij, për të treguar se arrestimi i gjyqtares shkaktoi reagime të forta të diplomatëve të huaj dhe politikës shqiptare.

Ka qënë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ajo që ka reaguar e para për operacionin në Krujë. Teksa “shigjeton” në mënyrë indirekte kundërshtarët e reformës në drejtësi Sali Berisha dhe Ilir Meta, këshilloi skeptiket se duhet duhet të fokusohen në fakte dhe mos lejohen që të shpërqendroheni nga propaganda, duke thënë se reforma po funksionon.

“Për këtë arsye reforma në drejtësi është e rëndësishmen, nuk është çështje morali, por çështje biznesi.

Për ata skeptike që kanë thënë se asgjë nuk ka për të ndodhur, se reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur, se SPAK nuk ka për të funksionuar, kam një lajm për ju: E keni gabim! Do të doja që të shikoni hapat që ka marrë SPAK, të gjitha cështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë.

Reforma në drejtësia nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet. Ne duhet të jemi ata që dihet ta ngremë dhe të ecim përpara.

E rëndësishme është që ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Fokusoheni në fakte, shkoni atë që po bën SPAK dhe policia dhe mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”, deklaroi Yuri Kim, menjëherë pas lajmit për arrestimin e gjyqtares Hoxha.

Por nuk është mjaftuar me ragimin e parë, teksa ambasadorja amerikan Yuri Kim përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Tëitter pasditen e sotme, shkruan se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe SPAK ka nisur të jap rezultate pozitive për qytetarët.

“Gjë e mirë të shohësh që SPAK po jep më shumë rezultate. Reforma në drejtësi po ecën para, hap pas hapi,” shkruan Ambasadorja Kim.

Pra një interes i jashtëzakonshëm i aleatëve tanë më të mëfhenj, SHBA për hapat e para të suksesshme të drejtësisë së re në arrestimin dhe vënien para drejtësisë të gjyqtarëve që janë përfshirë në korrupsion.

Në të njejtën gjatësi vale ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi!

Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan Rama. Kanë reaguar dhe Balla, ministrja e drejtësisë Gjonaj dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës, por dhe KLGJ.

Në antipod me reagimet e SHBA dhe të mazhorancës, në kampin opozitar ka vetëm heshtje. Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët reagojnë dhe për një “cicërimë” zogu, ditën e sotme kanë heshtur për arrestimin e gjyqtares që nxirrte nga burgu kriminelë, kundrejt shpërblimit në mijëra euro. Të pakten deri në këto momente!

Deklaratat e ish deputetit Agron Shehaj dhe ish preesidentit Bujar Nishani pjesë e strukturave të PD, nga kampi i partisë së Bashës dhe ai i Erisa Xhixhos nga LSI, janë më se të papërfillshme para heshtjes së drejtuesve të vërtetë apo të emëruar të dy partive më të mëdha opozitare në vend.

Nëse futesh në adresat zyrtare të drejtueësve të opozitës do të shohësh se ditën e sotme kanë reaguar për përmbytjet, pandeminë, dhe gjithçka tjetër. Mungon arrestimi nga SPAK i gjyqtares.

Një heshtje e pritshme në fakt, pasi Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi ka qënë “atletët” e mëdhenj kundër reformës në drejtësi në Shqipëri. Bënë gjithçka për ta penguar, që nga ankimimi në Kushtetuese i Vettingut e deri tek dërgimi në “Venecia”.

Ndërkohë që Berisha e mbështetësit e tij, Meta e Kryemadhi bashkë me vartësit e tyre në LSI, nuk kalon ditë që nuk deklarojnë se reforma në drejtësi është një dështim.

Nuk kanë lënë rast pa përmendur se Vetting ishte një dështim, SPAK nuk po funksionon dhe akuzuar partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA e BE se kishin ngritur një sistem të ri drejtësie vetëm për t’i shërbyer Ramës.

Gjë që ka sjellë në të gjitha rastet reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila e ka mbështetur fort reformën në drejtësi dhe e ka deklaruar se po shënon progres hap pas hapi.

Heshtja e ditës së sotme nga “kuarteti” drejtues i opozitës po konfirmon akuzat ndaj tyre, se janë kundëer reformës në drejtësi, pasi mund të jenë së shpejti subjekt i hetimit të SPAK për shkeljet e ligjit, vrasjet në mes të bulevardit me 21 janar 2011, ‘bllokun’ e famshëm apo ruyshfetin 700 mijë euro, Rrugën e Kombit apo shpërthimin e Gërdecit.

Për më tepër që sa kanë qënë në kryetar të KLD, ish Presidenti Bujar Nishani dhe ai aktual Ilir Meta, me mbështetjen e Sali Berishës, e kanë shpëtuar tre herë këtë gjyqtare nga pezullimi!

Keto jane me sa duket arsyet e heshtjes së sotme te krereve te opozites!(M.N-TemA)

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In