• Kontakt
Friday, August 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Po ju ç’ patët me Fatos Nanon?!

06/02/2021
in Blog
A A
Po ju ç’ patët me Fatos Nanon?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pajtim Bello

Fatos Nano doli nga istikami. Si Kostandini i harruar solli Doruntinën, ndali trokun e kalit dhe filloi të bisedojë. Foli me fjali të shkurtra, dëshmoi, kujtoi, u përmallua por nuk mallkoi. Qetësisht por jo lehtësisht përmes rrëfimit të jetës së vet dërgoi mesazhet për atje ku Ai i kishte menduar: komunikoi me shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre, ashtu si Ai iu ka pas folur dikur, dhe iu dërgoi ftesën për duel bajlozëve bashkohës. Gjithçka e adresoi saktë, nuk dogëndisi askënd tjetër jashtë tapetit. Por ata që nuk mund të heshtin kërcyen përpjetë sikur i kishte pickuar kobra, dhe kjo nuk bën ndonjë çudi.

Folën të nervozuar, të “shqetësuar” e të “preokupuar”. Shprehën habi të pakufishme, u ndjenë të ofenduar dhe gati gati sa nuk u ankuan për qetësinë e prishur; A thua se Fatos Nano iu drejtua atyre! Fatos Nano nuk kishte ndonjë llogari të hapur me këta analistë ose më saktë as nuk i kishte në llogari apo në rendin e ditës! Një kalorësi të Formatit Nano kjo kategori shkruesish brigade apo familjeje nuk i besdisin as nënbishtjen e kalit!..

Fatos Nano ishte i drejtepërdrejtë dhe pret që bajlozët të dalin nga istikami i tyre e të përballen. Përse nuk e lini Fatosin dhe bajlozët të ndeshen me njeri tjetrin. Askujt prej tyre nuk iu mungon guximi, dituria, shpata apo forca e krahut për të dalë në duel. Ju shkrues kujtoni se do ta trembni Fatos Nanon me sharjet, ironitë apo fyerjet tuaja që ia lëshuat pa kursim, por gaboheni rëndë.

Kini hyrë në fushë të minuar por jini me fat që ai nuk ka pasur dhe as ka ndërmend të merret me juve. Fjalorin e pasur plot kolor dhe gjuhën therëse Fatos Nano nuk i ka hedhur në det por as nuk i shpenzon me Juve. Ai e ka hedhur dorashkën e duelit për bajlozët dhe pret që Ata ti përgjigjen.

Ju vetëm se ndotët emrin tuaj, nxituat që ti hiqni Fatosit deri të drejtën e fjalës, atë që Ai me shumë pushtet nuk ia bëri askujt; përkundrazi!.. Po kush jini ju more zotrinj që i jepni vetes të drejta pa kufi dhe të thoni: Përse doli ky? Çfarë kërkon që prishi “rendin e radhën” e vendosur në mixhlis? Kush dhe sa e ka paguar? etj.. pallavra që patjetër Juve do ti thoshnit.

Dhe nuk mund të bënit ndryshe, bëtë detyrën Tuaj si edhe shumë herët të tjera. U përpoqët të ishit elegantë në të shprehur, por tradhëtuat vehten sepse u çfaqët si hiena që donit ta coptonit prenë për së gjalli. Por si iu lidh gjuha dhe nuk folët për ato sjellje politiko shoqërore të Atij njeriu që ishin dhe ende mbeten risi në skenën politike të vendit tonë?!..

Ju nuk harruat ti gëzoheshit ndonjë vesi të tij dhe nuk folët për Njeriun që kishte njëmijë e një arsye të hakmerrej ndaj atyre që i shkaktuan jo një por disa drama në jetën e Tij dhe te familjes së Tij. Edhe pse katili, realisht gjaksi, i doli në shteg më shumë se një herë Fatosi doli mbi ndjenjën e hakmarrjes dhe për qëllime në të mëdha u soll si fisnik në detyrën e lartë të Kryeminsitrit. Kush e ka bërë një sjellje të tillë?!.. Nuk do të rendis të tjerë raste sepse e di që do të më thoni: doni më për belulin?!

Mund të thoni se kujt i duhen më duelet e pa mbaruara të Fatos Nanos me bajlozat apo se ato i përkasin së kaluarës!.. E vërteta qëndron ndryshe, ato nuk janë çështje apo llogari personale mes tyre dhe as të kaluara në kohë. Në to është e stampuar një pjesë e mirë e historisë mbi 30 vjeçare të shoqërisë sonë. Le të hapen fletët dhe gjithkush të lexojë çfarë është shkruar brenda tyre.

Shqiptarët të lexojnë dhe gjykojnë mbi çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë lidershipi i çdo partie dhe ti japin gjithkujt atë që meriton. Nëse shkruesit nuk e ndihmojnë dot këtë proces kthjellimi e reflektimi të paktën të rrinë në poltronin e tyre dhe të mos pengojnë rrjedhën. Guri duhet të vejë në vend të vet, ky është proces historik dhe objektivisht do të ndodhë; sa më shpejt aq më mirë për të githë neve. Dhe me sa duket kjo është ajo që juve iu ka pickuar.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In