• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Nano… nuk zhgënjeu askënd!

05/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Fatos Nano… nuk zhgënjeu askënd!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri historik i socialistëve Fatos Nano duket se ka trazuar mjaft ujërat pas daljes në emisionin Opinion në Tv Klan ditën e djeshme. Shumë njerëz kanë reaguar, të tjerët janë ndjerë të sulmuar, përfshirë këtu Sali Berishën apo Ilir Metën, por për një mendje rracionale dhe dikë që njeh minimalisht politikën e kupton se Fatos Nano nuk ishte përtej pritshmërive.

Ai ka qenë, pra Fatos Nano nuk mund të dilte në televizor sepse iu pëlqen njerëzve të Ilir Metës dhe të bërtiste rroftë LSI-ja, kur ai me Metën ka pasur një marrëdhënie si macja me miun dhe është Ilir Meta shkaktari që ai ra nga pushteti në 2005 dhe njeriu që copëtoi PS për interesat e tij personale.

Askush nuk mund të priste që Lulzim Bashën ta vlerësonte apo ta ngrinte në qiell, apo të tregonte se çfarë politikani ishte, kur në fakt Fatos Nano as nuk e njeh dhe as nuk e konsideron Lulin, i cili është i zgjedhuri i Sali Berishës në krye të PD.

Por nga ana tjetër, edhe vetë Sali Berisha, që u sulmua më shumë se çdo njeri tjetër nga Fatos Nano nuk mund të priste të kundërtën. Sepse është Sali Berisha, ashtu siç Fatos Nano e tha, njeriu që e ka burgosur dhe i ka marrë katër vite jetë.

Më tej, për ata që prisnin që Fatos Nano të thoshte “Rama ik” duhet të kuptojnë diçka. Fatos Nano është lideri i socialistëve, është ish kryetari i asaj partie dhe ish kryeministri i asaj partie. Mirë apo keq, socialistët me Rilindjen janë në pushtet.

Edi Rama është kryeministër i socialistëve dhe i Rilindjes bashkë, le ta quajnë si të duan. Pra Fatos Nano do të merrte dhe të bashkonte partinë e tij, do tu kërkonte njerëzve të majtë dhe socialistëve të mbështesin Edi Ramën pa asnjë diskutim.

Fatos Nano nuk mund të dilte në televizion dhe të bërtiste “Rama ik” se kështu i pëlqen Ilir Metës, kështu duan lulzimsta apo vasalët e Fatos Nanos dikur që tashmë janë protagonistë në jetën publike. Ata të cilët i mori me çizme llastiku dhe i ka bërë vërtetë njerëz. Iu mësoj edhe veset, iu mësoj kumarin, të linin gratë, iu mësoj pijen. Por përtej çdo analize, sulmi ndaj Fatos Nanos apo avokatia e tij, ajo që pamë dje në televizor ishte Fatos Nanoja i vërtetë.

Nuk ka një Fatos Nano tjetër, është ai dhe vetëm ai. Mos prisni që të dalë në media dhe të bërtasë “Rama ik” apo “Rroftë Ilir Meta”, pasi ai hallet e veta i ka të zgjidhura. Fatos Nano jeton në Vjenë, ka një jetë me miqësi dhe me shoqëri në Tiranë dhe është tërhequr nga politika. Shfaqet për t’i treguar gjithë sërës politike se ai është në treg dhe se mund të luaj fort, siç luajti dje, por tashmë me një stil tjetër.

Nuk mund të sillej ndryshe. Fatos Nano nuk mund të çonte ujë në burimin e Ilir Metës, i cili sot ka marrë protagonistin për të rrëzuar qeverinë e socialistëve. Patjetër që Fatos Nano do të qëndronte përballë Ilir Metës, patjetër që do të qëndronte edhe përballë Sali Berishës, patjetër që nuk do ta konsideronte aspak Lulzim Bashën.

Fatos Nanoja është i socialistëve dhe mbetet i tyre, pavarësisht përplasjeve, debateve apo sulmeve të ashpra që ai bën kur llogaritë politike i shikon se i dalin shumë mirë.

E në këtë rast, llogaritë nuk i kishte kundër Edi Ramës dhe socialistëve, por i kishte kundër Ilir Metës, që do ta shikojë të shkatërruar politikisht. I kishte kundër Sali Berishës, të cilin ndoshta nuk e shikon dot me sy që qëndron ende në politikë. I kishte kundër atyre që duan të rrëzojnë partinë e tij që ndodhet në pushtet dhe Fatos Nano tregoi se është me socialistët, është me Rilindjen, është për socialistët, është për Rilindjen, vetëm dhe vetëm se përballë tyre qëndron Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Prandaj një mendje minimaliste me një njohje të vogël të politikës do ta kuptonte qartësisht dhe nuk do të thoshte asnjë fjalë kundër Fatos Nanos, thjesht dhe vetëm do ta respektonte për intervistën e tij dhe qasjen që ai pati ndaj qeverisë dhe kundërshtarëve të saj./CNA.al

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In