• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Krenaria’ e Ilir Metës në SPAK, Miranda Rira 20 tendera me flamur të kuq! Ja si e mbushi bashkinë me nipa, mbesa, fëmijët e dajave, tezeve dhe kushërinj

30/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
‘Krenaria’ e Ilir Metës në SPAK, Miranda Rira 20 tendera me flamur të kuq! Ja si e mbushi bashkinë me nipa, mbesa, fëmijët e dajave, tezeve dhe kushërinj
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Miranda Rira ka drejtuar Bashkinë e Përrenjasit gjatë periudhës 2015-2019 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në maj të 2015, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Ilir Meta, në atë kohë kryetar e LSI, e prezantonte zonjën Rira me krenari, e cila do të bënte të rinj që ndërtonin të ardhmen e tyre aty.

“Krenar që mbështes Miranda Rirën. Kandidatja Rira do realizojë atë çka ju prisni për bashkinë tuaj të re. Le ta votojmë, është zgjedhja dhe drejtimi i duhur për bashkinë e Përrenjasit. Sfida e saj ta bëjë bashkinë e re që të rinjtë të mendojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, thoshte Meta.

Koha tregoi se Miranda Rira punoi për rrethin e saj familjar dhe fisnor. Bashkia e Përrenjasit u mbush me shpejtësi me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së. Vajzën e motrës, Mirela Dashin, e emëroi kunatën Servete Rira në bashki, vajzën e dajës Dashurie Çollaku specialiste, inspektor finance, djalin e dajës, Bergin Karaj, specialist të emergjencave civile, djalin e tezes. Enver Alla, roje shkolle, djalin e tezes Ervin Balla, specialist i emergjencave civile, kushërirën Nasibe Kanani inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, në pozicione të tjera dalin e dajës Ilmi Karaj, djalin e motrës Mili Vasku, djalin e dajës Irfan Bogdani, djalin e tezes Ilir Balla, djalin e krushkut etj.

Ditët e fundit Miranda Rira ka përfunduar në SPAK. Ajo është kallëzuar nga kryebashkiaku aktual Nuri Belba, lidhur me një tender për fushën e sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë. Dosja ka përfunduar në SPAK me akuzën për shpërdorim detyre. Rira reagoi sot, duke e konsideruar dosjen si një sulm politik, pas të cilit, sipas saj, qëndron Taulant Balla. Megjithatë, për këtë çështje do të shprehet SPAK dhe më pas Gjykata Speciale.

Në tetor 2018, Bashkia e Përrenjasit me në krye Miranda Rirën njoftoi tenderin për fushën e sportit. Një nga kompanitë kundërshtoi kriteret si arbitrare në Komisionin e Prokurimit Publik. Komisioni, me vendim nr. 834/2018, dt. 12. 12.2018 përmbysi kriteret teknike të shpallura nga bashkia, duke diktuar disa kritere të tjera, më të pranueshme. Vendimi i KPK-së është ankimuar në Gjykatën Administrative. Edhe pse ankimimi në gjykatë nuk i pezullon procedurat, aktualisht tenderi figuron i pezulluar.

Ndërkaq, gjatë drejtimit të bashkisë nga Miranda Rira, Shqiptarja.com ka identifikuar të paktën 20 tendera me ‘flamur të kuq’, që do të thotë me procedura të dyshimta dhe më risk të lartë për abuzime të mundshme. Konkretisht, këto procedura karakterizohen nga mungesa e garës, skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit etj. /Shqiptarja.com

Share203Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In