• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trupa gjyqësore që shpëtoi Metën nga afera 700 mijë euro jashtë drejtësisë, KPA tregon pse fundosi Arjana Fullanin

27/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Trupa gjyqësore që shpëtoi Metën nga afera 700 mijë euro jashtë drejtësisë, KPA tregon pse fundosi Arjana Fullanin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në dosjet më të bujshme të drejtësisë për 15 vite do të qëndrojnë jashtë sistemit. Vetingu shpartalloi Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila ka mbyllur dosjet më të rëndësishme në vend, që nga 21 Janari, Gërdeci, afera e rrugës Durrës-Kukës, apo ajo e videos Meta-Prifti.

Të gjithë ata që janë përfshirë në këto dosje kanë ngelur ose janë dorëhequr. Nëse marrim si shembull trupën gjyqësore që i dha pafajësinë Metës në videon me Priftin, anëtarë të saj kanë tentuar që të mos lejojnë largimin me 15 vite. Një ndër këta emra është ish-gjyqtarja Arjana Fullani, e cila dha dorëheqjen nga detyra dhe KPK e ndërpreu vetingun duke e larguar për 15 vite nga sistemi.

Ajo iu drejtua Kolegjit të Apelit ku dhe ky i fundit e rrëzoi. Gazeta ka mësuar se trupa është ndarë 3 me 2, ndërsa është zbardhur dhe vendimi me detajet se përse Fullani do të duhet të qëndrojë për 15 vite jashtë sistemit.

“Në analizë të akteve të sipërcituara dhe të parashtrimeve në seancë gjyqësore, trupi gjykues çmon se mospranimi i subjektit të rivlerësimit, pas përfundimit të mandatit si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, në bazë të nenit 62, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, për t’u caktuar në një pozicion në nivelin e Gjykatës të Apelit, as tani as në të ardhmen, është shprehje e vullnetit të saj për heqjen dorë nga ushtrimi i detyrës si gjyqtare në nivel apeli, si e drejtë e garantuar për shkak të gëzimit të statusit të magjistratit.

Në këtë rast, me të drejtë Komisioni ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, duke zbatuar nenin G të Aneksit të Kushtetutës, duke deklaruar humbjen e së drejtës së subjektit për t’u emëruar në funksionet e parashikuara nga kjo dispozitë për një periudhë 15- vjeçare”, thuhet në vendim.

Trupi gjykues vlerëson se refuzimi i vazhdimit të “kontratës” me shtetin për të qenë gjyqtare në nivel Apeli, kontratë e lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 96/2016, sjell si pasojë humbjen e statusit të magjistratit, ndërsa në kuadër të procesit të rivlerësimit ky refuzim parashikohet si heqje dorë nga detyra e gjyqtares. “Vullneti për të mos iu shmangur procesit të rivlerësimit shprehet vetëm nëpërmjet qëndrimit në detyrë dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit.

Kur subjekti i rivlerësimit, me vullnetin e vet nuk pranoi të caktohej si gjyqtar në nivel apeli, detyrë që e bënte subjekt të procesit të rivlerësimit ex officio, duhet të kishte marrë parasysh dhe pasojat ligjore të parashikuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e dhënë nga Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj. Ndërkohë kundër kolegëve kanë dalë Albana Shtylla dhe Sokol Çomo.

Shkërmoqja e trupës që i dha pafajësi Metës

Trupa gjykuese për rastin e videos Meta-Prifti ishte: Ardian Dvroani, Arjana Fullani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj. Me vendimin e marrë nga KPA merr fund beteja e tyre kundër drejtësisë duke vulosur largimin me 15 vite. Dvorani është i vetmi në sistem, por ai doli me mendim paralel. Sa u takon emrave të tjerë, Fullani dhe Zenelaj dhanë dorëheqjet.

Ky i fundit nuk e vijoi betejën në Apel duke pranuar ndërprerjen e vetingut nga KPK. Ndërkohë Arjana Fullani kërkoi në KPA që të mos përjashtohet me 15 vite, gjë që nuk u pranua. Majlinda Andrea u dënua për korrupsion, ndërsa Gani Dizdari ngeli në veting. Edhe ai u rrëzua nga KPA, e cila la në fuqi shkarkimin. Pra mesa duket, të gjithë ata që votuan pro Metës sot e gjejnë veten 15 vite jashtë sistemit.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In