• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ndragheta”, Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë halabakë që mburren me kryeministrin apo presidentin

25/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Ndragheta”, Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë halabakë që mburren me kryeministrin apo presidentin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjimet e antimafias italiane kanë trazuar opinionin publik jo vetëm në vendin fqinj, por edhe tek ne, pasi në përgjime përmenden dhe figura politike shqiptare.

Sot në studion e “Open” është diskutuar lidhur me këto përgjime dhe përfshirjen e politikës shqiptare, teksa nuk ka munguar debati mes panelistëve.

Frrok Çupi ka thënë se nuk ka asgjë në këtë histori, dhe se ata që flasin në telefon janë hallka e fundit e mafias që mburren në telefon me emrat e figurave të larta në Shqipëri.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i PD, Çlirim Gjata tha se kjo është një ngjarje e madhe dhe një skandal i thellë, që tregon lidhjen e mafias me qeverinë shqiptare.

Mes Çupit dhe Gjatës ka pasur një përplasje lidhur me komentet e tyre të ndryshme për ngjarjen në fjalë, teksa janë ngritur dhe tonet e debatit.

Çupi: Media dhe politika po e bën pollin budalla. Ai është një zarf bosh, që s’ka asgjë brenda. Nuk ka një çështje. Duhet të kesh një çështje, nuk ka. Duhet të kesh një shifër, shifër nuk ka. Duhet të ketë të akuzuar, nuk ka. I vetmi që përmendet aty, është Ilir Kulla. Por si mund ta akuzosh Ilir Kullën se i paska siguruar një takim atij të mafias me prokurorin italian të antimafias. Nuk ndodh. Bie Italia. Këta janë halabakë që flasin, janë fundi i mafias. Ju nuk dëgjoni halabakë që flasin mburren në telefon me emra të mëdhenj. Hajd se njoh kryeministrin, tjetri të thotë hajde se do të lë takim me presidentin. Këta po e shkatërrojnë opinionin publik. Nëse do kishte një fakt do dilja unë të flisja, por po fyhet inteligjenca e këtij kombi. I thua kombit shqiptar kemi një çështje të madhe, dhe nuk ka, 0.

Vasili: Ndreca, çfarë janë këto përgjime, indicie, prova, apo kemi të bëjmë me fakte konkrete?

Ndreca: Për 1 vit, kanë tentuar të investojnë në Shqipëri, por kanë dështuar se nuk kanë mundur të bëjnë asnjë aktivitet, janë munduar më kot t’i afrohen figurave politike, dhe kanë dështuar me sukses. Prokuroria italiane i shpreh qartë argumentet. Nuk e lexova ambasadorin italian, por jam dakord me të kur thotë se janë gjyqtarët ata që përcaktojnë vendimet finale. Nga pikëpamja profesionale, duke qenë se janë dy vjet hetime, unë gjykoj që ka shumë pak hapësira për të hetuar nga prokuroria shqiptare. E ka hetuar dhe veprimtarinë e tyre në Shqipëri, dhe ka parë që s’ka investime në Shqipëri, përveç një biznesi rrobash. Unë di që SPAK ka bërë deklaratë se po merr informacione. Italia ka marrveshje me ne për ndihmë të ndërsjelltë juridike, dhe nëse do kishte pasur indicie për zyrtarë shqiptarë do i kishte dhënë sinjale prokurorisë apo vetë do hetonte.

Gjata: Ky korrupsion nuk është thjesht skandali i radhës, mbas darkës së famshme. Janë nga 3-4 në javë, por ky është i përmasave të tjera. Këto e kanë bazën tek ato zgjedhjet që i kemi folur. Këtu ka bashkëpunim te mafias me qeverinë. Ky është rast i madh sepse po diskutohet me një organizatë mafioze të madhe si ajo e Ndraghetës. Ata nuk e dinin që po përgjoheshin. Kur përgjohet dikush po flet me sinqeritet, pra çdo gjë është e vërtetë. Në këtë maxhorancë kanë hyrë dhe kanë dalë personazhe që kanë pasur lidhje me krimin.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In