Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka nisur turin elektoral përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, ku destinacioni i radhës i Kryemadhit ishte në qytetin e Fierit, ku edhe shprehu dëshirën që do jetë qarku i parë dhe më i përzgjedhur për të kandiduar.
Kryemadhi dje zhvilloi një takim me disa të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë diskutimit, ajo u shpreh se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit.
“Sot në kuadrin e ndryshimit dhe dixhitalizimit të cdo gjëje ka sjellë edhe një lloj, janë bërë të rinjtë asocialë, unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht.
Nuk mund ta kthejmë cdo gjë dixhitale. Ne na duhet të socializojmë rininë dhe nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, por në vendimmarrje”, tha Kryemadhi.