• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Banda e Niklës dhe personi që donte të “v.riste” Tom Doshin e Mhill Fufin, të dyshuar për ekzekutimin e Santos

20/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Banda e Niklës dhe personi që donte të “v.riste” Tom Doshin e Mhill Fufin, të dyshuar për ekzekutimin e Santos
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha jep indicie për një prej personve të dyshuar si ekzekutor.

“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe është zhdukur, është personazh që rezulton i përfshirë në seri ngjarjesh të rëndësishme në Shiqëpri.

Ka një variant që ky para se të ekzekutohej e zhdukej është filmuar me kamer, është torturuar për të treguar e pastaj është ekzkeutuar e zhdukur kufoma, gjatë torturave ka treguar lidhur me 31 ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Personi për të cilin është folur disa herë është Enver Stafuka nga Fushë Kruja. Ai është person i dyshuar për disa vepra penale.

“Asnjëherë autorietet tona skanë deklaruar që ky është ekzkeutori i kësaj ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Ky person është rrëmbyer në 8 Shkurt të vitit 2015 në qendër të Fushë Krujës nga disa persona të maskuar si policë. Trupi i Stafukës nuk u gjet kurrë.

Ai ka pasur një cështje penale që lidhej me procesin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Stafuka, kishte grabitur makinën e përdorur në krim nga biznesmeni Arben Frroku.

Për rrëmbimin e tij është dyshuar një grup i fuqishëm kriminal i akuzuar për gjobëvënie dhe vrasje, por kurrë nuk janë siguruar të dhëna të mjaftueshme.

Vetë familjarët e Stafukës kanë akuzuar hapur për zhdukjen e Enverit shokun e tij Durim Bami. Në dëshmitë e dhëna në prokurori, ata kanë deklaruar se Enverin e zhdukën pasi kishte informacion për dhjetëra krime. Bami njihet si një prej krerëve të bandës së Niklës.

Ai, është i njëjti person i cili disa vite më parë rrëfente se ishte porositur për të kryer një atentat ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Bami kishte dëshmuar për këtë plan edhe para ministrit të brendshëm të kohës Saimir Tahiri.

Kur prokuroria nisi veprimet, ai tha se gjthçka ishte inskenim. Në këtë konkluzion arriti edhe organi i akuzës. Saimir Tahiri pati deklaruar aso kohe në prokurori se inskenimi ishte bërë për të larguar vëmendjen nga vrasja e Artan Santos, duke përmendur emrin e Durim Bamit si një prej të dyshuarve kryesorë.

SaimirTahiri: kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër së vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santon ose me vëllanë e deputeti Mark Frroku.

Kjo sepse ne kishim problem me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Frrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.

Top Story ka mësuar se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit. Siç konstatohet në dosjen hetimore, dy prej pjestarëve të këtij grupi janë mbajtur nën vëzhgim. Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durimit dhe Mariglen Hakën.

Ky i fundit, i shpëtoi një atentati në Shtator të vitit 2019 në hyrje të banesës në Nikël ku u plagos rëndë. Në ngjarje u vra halla e tij Shpresa Basha. Pas vrasjes së Santos, Haka dhe Bami i janë nënshtruar përgjimeve telefonike dhe atyre ambjentale por nuk janë siguruar të dhëna me interes për hetimin.

Share238Tweet149


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In