• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

SHBA-ja foli, fundi i Ilir Metës ka filluar

03/03/2020
in Blog
A A
SHBA-ja foli, fundi i Ilir Metës ka filluar

Presidenti, Ilir Meta, duke valevitur flamurin amerikan ne manifestimin e thirrur prej tij ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kunder qeverise ne pushtet, ku paralajmeroi se pas 15 marsit, kur te miratohet reforma zgjedhore, do te firmose dekretin per shperndarjen e parlamentit, qe sipas tij eshte ilegjitim. Presidenti Meta, nje ish aleat i koalicionit te Kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar kete te fundit per shkelje te kushtetutes dhe perpjekje per te uzurpuar kompetencat e presidentit me qellim kontrollin e emerimeve te gjyqtareve ne gjykaten kushtetuese. /r/n/r/nPresident, Ilir Meta, waves american flag at an anti-government rally called by him, wherein he announced that after March 15, when the electoral reform is approved, he will sign a decree to dissolve parliament, which is illegitimate, according to him. President Meta, a former coalition ally of Prime Minister Edi Rama has accused the latter of breaching the constitution and trying to usurp the competences of the president with the aim to take control of the appointments of judges in the constitutional court.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilirjan Blloshmi

Para ca kohësh Ilir Meta deklaroj se do vetësakrifikohej si Salvador Allende, në atë kohë. Mediat pranë tij, filluan një propagandë, duke hequr paralele midis Ilir Metës dhe Salvadore Allendes.

Ato tentuan ta paraqesin Allendes si një hero. Por realisht, Allende ka qenë arkitekti që instaloi një nga regjimet më anarkiste në historinë e Amerikës Latinë, në kohën kur Augusto Pinocheti, po përgatiste, grushtin e shtetit.

Allende e kishte ndjerë se dicka po gatuhej dhe kishte filluar levizjet. Ai po kerkonte në mënyre te fshehtë mbështetjen nga SHBA. Ishte gati të pranonte cdo kërkese te tyre.

Sipas kujtimeve të Gerald Rudolph Ford, i cili ka qënë pjesë e administrtës dhe më pas zv.president nën administratën e Richard Nixonit, ai tregon sesi Nixon nuk pranoi të takohej me përfaqësuesit e Allendes.

Po sipas Ford, ai tregon se Nixon, kërkoi një informacion të detajuar për situatën në Kili.

“Duke parë natyrën “soft” te Nixon, inteligjenca amerikane nuk na informoj saktesisht për këtë çështje”, shkruan Ford në kujtimet e tij.

Më vonë një ish agjent i CIA-s do të pranonte se Nixon kishte një informacion të cunguar për cështjen e Kilit:

“Nëse do e informonim për cdo gjë, natyra e tij e butë, do të na hapte probleme për agjentët tanë, që kishim në terren”.

Gjatë viteve në pushtet, Allendre arriti që me anë të propogandës të shesë veten si një lider i suksesshëm që fatkeqësisht vazhdon të besohet nga shumica e njerzëve.

Por realisht ishte një president që injoronte çdo vendim që ishte kundër tij.

Duke parë situatën e krijuar, inteligjenca amerikane i kerkoj shtetit që të mbështeste levizjen e Augusto Pinochetit.

Kjo mbështetje erdhi jo duke i bërë lëvdata Pinochetit, por duke rrënuar figurën e Allende.

Në fund të vitit, 1972 Allendes i kishin dalë shumë skandale. Inflacioni në Kili ishte 280 për qind, më shumë se gjysma e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme. Ishte izoluar nga te gjithë. Kjo situatë bëri që ai të humbte pushtetin në 1973.

Në të njeten situatë më duket se është dhe Ilir Meta. SHBA-ja dha sinjalin se ai nuk mund të përdorë simbolet e vëndit të saj, për interesa personale apo politike.

Yuri Kim e di që shqiptarët janë populli më pro amerikan në botë. Mos kujtoni se nuk e di. E di, e di shumë mirë madje.

Çdo ambasador amerikan nuk e mëson gjëndjen e shqipërisë as tek portalet që finacon Ilir Meta, as tek ata që financon Edi Rama, as tek ata të Berishës. Ata informohen nga inteligjenca amerikane. Me atë Tëitter, ambasadorja foli jo në emrin e saj, por në emrin e vëndit të saj.

Ilir Metës ja thanë, prandaj sot kemi një gjëndje kaq të zymtë. Trishtimi i Ilir Metës u pa dhe tek intervista që bëri tek Çim Peka.

Ilir Metës i thanë që Lulzim Basha është lideri i opozitës. Kjo u vërtetua në takimin që Basha pati me ambasadoren para protestës.

Pra SHBA foli, duke mos sulmuar Ilir Metën, ata thjeshtë i treguan presidentit, se ai nuk mund të fshihet pas retorikës për interesa politike.

Fundi i Ilir Metës ka filluar, sepse ka folur SHBA. Ata po përdorin të njejtën taktikë, si kanë përdorur në Kili me Allende.

Amerikanët ranë një herë pre e shtrëmbërimit më të mëdh të realitetit dhe prej asaj here nuk e kanë toleruar më. Nuk do lënë as Ilir Metën. Këtu do jemi koha do e vërtetojë.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In