• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vuçiç “rivalitet” Ramës: Serbia gati të japë vaksina edhe për shqiptarët e Kosovës

19/01/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Vuçiç “rivalitet” Ramës: Serbia gati të japë vaksina edhe për shqiptarët e Kosovës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit të ekipit operativ për vaksinimin dhe kreut shtetëror tha se vaksinimi masiv fillon sot në Serbi dhe se është e rëndësishme për qytetarët të kuptojnë se Serbia po ndryshon të ardhmen edhe në aspektin ekonomik.

I pyetur pse Serbia dhuroi 8.000 vaksina Pfizer kundër koronavirusit për Maqedoninë e Veriut, Vuçiç shtroi pyetjen se çfarë vlen vaksina për Serbinë, nëse fqinjët janë në telashe dhe se duhet ndihmuar fqinjët kur janë në vështirësi.

“Mendoj se kjo tregon përgjegjësinë tonë dhe se nuk jetojmë në një ‘botë të izoluar’”, tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu tha se nuk e ka asnjë problem për të ndihmuar Shqipërinë dhe se Beogradi zyrtar është i gatshëm të japë vaksina edhe për shqiptarët e Kosovës, duke shtuar se nuk do të mund të refuzonte nëse Bosnje e Hercegovina kërkonte ndihmë, gjegjësisht entiteti Republika Sërpska i BeH-së.

Vuçiç tha se vlerësimet për ritmin e vaksinimit në Serbi janë të ndryshme, por se gjithçka që është më shumë se 10.000 njerëz të vaksinuar çdo ditë është e jashtëzakonshme.

Ai shtoi se për të filluar me vaksinimin masiv u duhej të prisnin sasi më të mëdha të vaksinave, pasi kjo mund të bëhej vetëm kur kishte gjysmë milioni doza vaksinash.

Vuçiç theksoi se Serbia ka tre vaksina, Pfizer, Sputnik V dhe Sinofarm, duke shtuar se negociohet me Poloninë dhe “AstraZenek” që Serbia të marrë 800.000 doza të kësaj vaksine përmes Polonisë.

Ai gjithashtu tha se po negociohet me kompaninë “Johnson&Johnson” dhe “Moderna”, vaksina e së cilës mund të jetë në dispozicion për qytetarët e Serbisë në vjeshtë. Presidenti serb tha se edhe ai do të vaksinohet ditët e ardhshme, kur t’i aprovojnë mjekët, ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç tha se 351.000 njerëz kanë aplikuar për vaksinim deri më tani.(AA).

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In