• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ish ministrja Besa Shahini probleme me pasurinë: Nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar rritjen e pasurisë

15/01/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Protesta e maturantëve para MAS, Besa Shahini: E nxitur nga opozita! Askund në botë nuk ndodh që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të blerë në Tiranë gjatë vitit 2018.

Besa Shahini u emërua ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në dhjetor 2018, pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar që pasuan protestat studentore të të njëjtit muaj.

Shahini zëvendësoi në këtë post Lindita Nikollën, e cila e drejtoi Ministrinë e Arsimit nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Besa Shahini u emërua zv. ministre e Arsimit në vitin 2017, pas një karriere të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani, Kanada. Në shtator 2020, Shahini dha dorëheqjen nga posti i ministres së Arsimit me motivimin se do të largohej nga Shqipëria.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nga fillimi i detyrës publike në vitin 2017 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2017, Znj. Shahini deklaronte pasuri me vlerë 10.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 15.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Znj.Shahini zotëronte pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 719 mijë lekë.

Të ardhurat e Znj. Shahini për periudhën deklaruese janë 2.4 milionë lekë, nga të cilat 62% burojnë nga paga dhe 8% nga angazhime të tjera profesionale të saj. Ndërsa dhurata në cash nga babai është në masën 29%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Në deklaratën e vitit 2017, ish-ministrja Shahini deklaron shtesë likujditetet bankare prej rreth 151 mijë lekësh, por nuk deklaron asnjë të ardhur nga funksioni apo të ardhur tjetër për vitin. Për shkak të mosdeklarimit të pagës, ajo rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e likujditeteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Znj. Shahini ka marrë dhuratë një automjet në vlerën e rreth 719 mijë lekëve nga babai si dhe ka blerë një apartament në Tiranë.

Në vitin 2018, Znj. Shahini deklaron blerjen e apartamentit me vlerë 75 mijë euro, për të cilën ka paguar vetëm 30 mijë euro me burim pakësimin e një depozite bankare, ndërsa pjesa tjetër prej 45 mijë eurosh do të sigurohej nga një kredi bankare në proces.

 

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In