• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkencëtarët zbulojnë dëmin që mund të shkaktojë Covid-19 në trurin e njeriut

15/01/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
Shkencëtarët zbulojnë dëmin që mund të shkaktojë Covid-19 në trurin e njeriut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Covid-19 po infekton gjithnjë e më tepër shumë prej nesh, shkencëtarët po shohin nga afër dëmin e çuditshëm dhe të frikshëm që mund t’i shkaktojë ai trupave tanë.

Ne e kemi mësuar që në fillim të pandemisë, se kjo sëmundje prek të gjithë sistemin tonë imunitar, dhe jo vetëm sistemin e frymëmarrjes, duke sjellë gjithashtu probleme gastrointestinale, dëmtime të zemrës, dhe çrregullime të mpiksjes së gjakut .

Tani, 1 vit nga nisja e pandemisë, autopsitë e thella të pacientëve me Covid-19 kanë zbuluar detaje më të mëdha të inflamacionit dhe dëmtimit të përhapur në indet e trurit. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e simptomave të shumta neurologjike që kanë shfaqur disa pacientë, nga dhimbja e kokës, humbja e kujtesës, marramendja, dobësia trupore dhe haluçinacionet, deri në kriza dhe goditjet më të rënda.

Disa vlerësojnë se deri në 50 për qind e të shtruarve në spital me Covid-19 mund të kenë simptoma neurologjike,prej të cilave njerëzit mund t`a kenë shumë të vështirë të bëjnë edhe detyrat më të zakonshme të përditshme,si përgatitja e një vakti ushqimor.

“Ne u habitëm. Në fillim prisnim të shihnim dëmtime që shkaktoheshin nga mungesa e oksigjenit. Përkundrazi, ne pamë zona multi–fokale të dëmtimit që zakonisht lidhen me goditjet në tru dhe sëmundje neuro–inflamatore”- thotë mjeku dhe drejtori klinik në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani, Avindra Nat.

Studiuesit në këtë institut, përfshirë mjekun Mjoung-Hua Li dhe Nat, kryen ekzaminime të indeve të trurit të 19 pacientëve të vdekur. Mosha e tyre varionte nga5-73 vjeç, dhe shumë prej tyre kishin vuajtur nga faktorët e rreziku te të pasurit një sëmundje të formës së rëndë, përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Duke përdorur mikroskopinë e fuqishme MRI, Li dhe ekipi i tij identifikuan 10 pacientë me anomali të trurit. Një ekzaminim më i afërt zbuloi hiperintensitete – njolla të ndritshme në imazhin mikrografik të mostrave të trurit – kumikroskopia fluoreshente tregoi se rrjedh fibrinogjen (një proteinë gjaku).

Qelizat T dhe qelizat imune të specializuara të trurit, mikroglia, i rrethonin këto njolla tek një numër pacientësh. Ndërkohë, kishte edhe zona të errëta të një hemorragjie tashmë të mpiksur. Këto zbulime, bënë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se këta pacientë kishin përjetuar gjakderdhje të shumta.

Por simptoma neurologjike nuk kanë shfaqur vetëm ata që janë sëmurur rëndë, apo që kanë pasur sëmundje kronike. “Ne kemi edhe një grup të rinjsh pa faktorë të zakonshëm të rrezikut që kanë pësuar goditje në tru, dhe pacientë që kanë ndryshime akute në statusin mendor, të cilat nuk mund të shpjegohen ndryshe”-thotë neurologu i Universitetit të Liverpoolit, Benedikt Majkëll.

Pacientët kanë vuajtur nga iluzione, dhe kanë zhvilluar psikoza. Në një rast, një grua 55-vjeçare filloi të shihte luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj, para se të besonte se një mik apo anëtar i familjes ishte zëvendësuar nga një mashtrues identik (iluzioni Capgras).

Pavarësisht testeve për të zbuluar virusin në indet e trurit, Lidhe ekipi nuk gjetën asnjë gjurmë të SARS-CoV-2 . “Ka të ngjarë që virusi të jetë pastruar deri në kohën e vdekjes, apo që numri i kopjeve virale të ishte nën nivelin e zbulimit nga analizat tona”- shton Li.

Ndërsa studime të tjera kanë gjetur gjurmë të virusit në tru, nivelet ishin të ulëta dhe duket se janë të rralla.“Deri më tani, rezultatet tona na sugjerojnë se dëmtimi që pamë mund të mos jetë shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 që infekton drejtpërdrejt trurin”- thekson Nat.

Ky dëmtimi mund të jetë për shkak të përgjigjes inflamatore të trupit ndaj virusit, shpjegoi ai.

Për shkak të sasi së vogël të mostrës dhe informacionit të kufizuar klinik, ekipi thotë se nuk mund të nxjerrë ende përfundime të drejtpërdrejta. Por zbulimet e tyre përputhen me testet EEG, që kanë zbuluar encefalopati në pacientët Covid-19, shqetësime në aktivitetin tipik elektrik të trurit, që mund të nënkuptojnë ënjtje dhe inflamacion.

Ato përputhen gjithashtu me studimet që tregojnë se virusi mund të shkaktojë përgjigje të tjera të rrezikshme imune, që në disa raste shkaktojnë edhe më shumë dëme sesa vetë virusi.Studiuesit janë të shqetësuar mbi pasojat e inflamacionit të trurit në shëndetin afatgjatë të njerëzve, duke qenë se shoqërohet me humbjen e kujtesës dhe sëmundjen e Alzheimerit, ndërkohë disa pacientë po vuajnë pasojat e zgjatura neurologjike, të tilla si lodhja kronike dhe sindroma Guillain-Barré. (Science Alert – Bota.al)

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In