• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Opozita zgjodhi kryetarin e ri

03/03/2020
in Blog
A A
Opozita zgjodhi kryetarin e ri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrësit ishin po ata.Muzika, flamujt, parullat, edhe përgjegjësit politikë të përzier me turmat, ishin gjithashtu të njëjtët.Ndryshonin vetëm veshjet, nga verore në dimërore, përndryshe kushdo mund të thoshte se panë në televizor pamjet e protestave të vitit të shkuar.Ilir Meta organizoi një miting kundër qeverisë, me popullin e opozitës, të angazhuar për t’i krijuar një kornizë njerëzore për plasjes së rradhës mes kreut të shtetit dhe kryeministrit.

Pjesëmarrja në miting ishte ajo që i përket opozitës.As më shumë, as më pak.Një panel partish të angazhuara pas perdeve, për të sjellë në bulevard listat e përkrahësve të tyre, tamam si në vitet ’80, kur lojtarët më të mirë të skuadrave të tjera, luanin për ekipin që ishte kualifikuar në kupat e Evropës, duke veshur fanela me emra të ndryshuar.

Presidenti zbriti në fushën e lojës për t’i dhënë një shkarkesë elektrike opozitës, sipas tij, të fjetur, e që po
përdoret nga Edi Rama si fasadë demokratike.Kryetari i shtetit zbriti në shesh kur pakica kishte hyrë më në fund në institucione, pas dy sezonesh protestash të dhu nshme.Ky ndërrim pozicionesh mund të tingëllojë i pakuptimtë për ata që kujtojnë se Shqipëria është një vend normal.Por nuk është aspak i tillë nëse filtrohet në epruvetën e interesave meskine politike të palëve.Kryetari i shtetit e sheh që pozicioni që mban brenda mureve të Preisdencës, nuk i lejon atij hapësirë dhe mundësi për të balancuar peshën e rëndë të Ramës.

Ai sheh gjithashtu sesa e mpakur është sot partia që dikur drejtoi, ndërkohë që procesi i shkarkimit që vijon me hap kërmilli në parlament, është gjithsesi një shpatë që qëndron e varur kërcënueshëm.Përtej kësaj, Ilir Meta ka parë në horizont më parë se të tjerët (nuhatja politike s’ka qenë kurrë problem për të), sesi qeveria aktuale merrte premtime të majme financiare në Bruksel për tërmetin, ndërsa francezët dhe të tjerët kanë premtuar praktikisht që kësaj rradhe negociatat janë punë e kryer.

Këto llogari, të gjitha së bashku, janë padyshim një mal jo i vogël për t’u kapërcyer, për të gjithë ata që duan ta shohin të rrëzuar Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Dhe vetë Meta, bashkë me Berishën, e do këtë më shumë se kushdo tjetër.E në kushtet kur ish-kryetari i PD nuk ka më asnjë pushtet politik formal, Meta duket se ka vendosur të pushtojë qoftë edhe përkohësisht fushën e lojës së opozitës, për të reklamuar aksionet e veta brenda kampit opozitar.

Sot e djathta zgjodhi virtualisht liderin e saj të ri.Të padeklaruar dhe të paformalizuar, por aktiv, prezent dhe të egërsuar më shumë se kurrë.Ilir Meta e kishte ndarë mendjen prej kohësh që s’do të ishte presidenti i të gjithë shqiptarëve.Me mitingun e të hënës ai tregoi se ka vënë kandidaturë serioze për t’ju kthyer zanatit të vjetër që e braktisi në verën e vitit 2017, kur pranoi me përtesë postin që kurrë s’e përdori siç thonë manualet e detyrës së kryetarit të shtetit. Të paktën nga sot e tutje është i sinqertë edhe me ata që s’e duan…/Nga Skënder Minxhozi

Share208Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In