• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk ka penalizim për të ngelurit në veting, mbi 30 emra vijojnë të pastrojnë paratë me zyra avokatie, valë kërkesash për licenca

11/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Nuk ka penalizim për të ngelurit në veting, mbi 30 emra vijojnë të pastrojnë paratë me zyra avokatie, valë kërkesash për licenca
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rriten kërkesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting për licenca avokatie. KPK dhe KPA kanë rritur ndjeshëm numrin e emrave të shkarkuar, por shumë prej tyre kanë gjetur një mënyrë tjetër për të qenë pjesë e sistemit, atë të avokatisë.

Ka shumë nga ata që shumë vite më parë kanë pasur licenca avokatie dhe i kanë pezulluar pasi janë emëruar gjyqtarë apo prokurorë.

Pothuajse të gjithë pas ngeljes në veting i kanë riaktivizuar këto licenca. Ndërkohë mësohet se ka dhe shumë të tjerë që kanë shtuar kërkesat pranë Dhomës së Avokatisë, ndërsa një pjesë ndjekin studimet e Shkollës së Avokatisë.

Por ajo që bie në sy është se nuk ka një penalizim të fortë për ta. Disa muaj më parë u bë e ditur se Dhoma e Avokatisë ka vendosur të pezullojë licencat për ta, ndërsa gazeta ka mësuar së fundmi se vendimi nuk është ai. Këshilli Kombëtar i Avokatisë ka vendosur që për 5 vite të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e hetuar gjatë procesit të rivlerësimit nga organet e vetingut të mos marrin pjesë në organet e qeverisjes të avokatëve, domethënë në Këshillin Kombëtar dhe Dhomat Lokale.

Ndërkohë sa i takon marrjes së titullit të avokatisë nuk ka asnjë problem, pasi të gjithë mund të bëhen avokatë dhe të mbrojnë ata që kanë hetuar apo gjykuar dikur. Pak kohë më parë, kreu i avokatëve penalistë, Saimir Vishaj e cilësoi skandal një gjë të tillë, pasi sipas tij, ka shumë emra që po pastrojnë para përmes dhomave të avokatisë.

Rreziku për pastrim parash

Kohët e fundit ndërkombëtarët dhe mazhoranca kanë rritur presionet ndaj organeve të prokurorisë që të hetojnë gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting. Ka shumë që nuk i justifikojnë pasuritë, por duke qenë se vetingu nuk është proces penal, ata thjesht janë shkarkuar. SPAK ka nisur hetimet për ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por janë mbi 130 emra të tjerë që shijojnë pronat e vëna gjithë këto vite. Ajo që bie në sy është se janë rreth 30 të shkarkuar me formë të prerë që kanë marrë licenca avokatie. Por shumica nuk janë thjesht avokatë, por kanë hapur studio ligjore.

Kjo do të thotë se kanë punësuar dhe të tjerë aty dhe gjenerojnë shumë fitime. Por kjo mund të jetë dhe një mënyrë për të justifikuar paratë nëse një ditë nisin hetimet penale. Ka disa që kanë rreth 2 vite që kanë nisur punën dhe të ardhurat më pas mund t’i justifikojnë përmes zyrave të avokatisë. Ndërkohë bie në sy se shumë prokurorë apo gjyqtarë që kanë gjykuar apo hetuar personazhe të mëdhenj të botës së krimit, sot janë kthyer në avokatin e tyre duke sulmuar sistemin ku ata kanë qenë për 30 vite.

Të dorëhequrit

Një numër i madh licencash janë dhënë edhe për të dorëhequrit. Ka shumë nga ata që i kanë rënë hiles gjatë vetingut, për të shpëtuar nga “damkosja” e të korruptuarit. Kush shkarkohet për probleme pasurie rezulton se është i korruptuar, por janë rreth 50 emra që kanë dhënë dorëheqjet gjatë vetingut. Një pjesë sapo janë njohur me aktet e para të rivlerësimit kanë dhënë dorëheqjen duke mos lejuar daljen në publik të të dhënave mbi pronat korruptive. Por mes atyre që sot janë avokatë ka dhe nga këta. Madje, disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë që janë dorëhequr sot kanë zyra të mëdha ligjore. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë SPAK dhe prokuroritë e tjera, pasi SHBA dhe BE e shohin si imediate hetimin e të ngelurve në veting.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In