• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në kërkim për evazion fiskal dhe mashtrim, Becheti i shkruan presidentit italian: Jam “azilant” në Angli nga përndjekja e Ramës! Ndërhyni të më hiqet “kërkimi ndërkombëtarë”

11/01/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Në kërkim për evazion fiskal dhe mashtrim, Becheti i shkruan presidentit italian: Jam “azilant” në Angli nga përndjekja e Ramës! Ndërhyni të më hiqet “kërkimi ndërkombëtarë”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trafikanti Francesco Becchetti, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe evazion fiskal me firmat mashtruese të krijuara në Shqipëri dhe pronari i dikurshëm i TV AGON i është drejtuar me një letër presidentit të Italisë, Sergio Mattarella për t’i kërkuar ndihmë, pasi ai pretendon se Tirana zyrtare po e përndjek.

Në letrën e siguruar nga Gazeta “Shqip”, Beccheti shprehet se “nuk po e merr drejtësinë e fituar dhe se ka qenë viktime brutale e ilegale e persekutimit nga ana e një shteti që konsiderohet si një qeveri mike e Italisë, siç është Shqipëria”.

Mirëpo Becheti duhet të paraqitet para drejtësisë shqiptare për të marrë drejtësin e kërkuar.dhe jo drejtësin e disa arbitrazheve që merren me prishje kontratash biznesi, pa e ditur se Francesco Becchetti akuzohet për milona euro mashtrime dhe evazion fiskal. Këto akte nëse shpallet fajtor e çojnë Francesco Becchettin pas hekurave dhe sekuestro është legjitime, ndaj letra e Becchetit për Mattarellen është një mashtrim.

Ja çfarë shkruan trafikant i mbetjeve:

“Jam një qytetar italian i detyruar që të jetoj për disa vite në “azil” në Britaninë e Madhe për të shmangur rrezikun që të më arrestojnë mbi bazën e një urdhër-arresti i lëshuar nga autoritetet shqiptare, nën kushtet e persekutimit kokëfortë dhe të paligjshëm. Unë pësova një shpronësim (sekuestrim) të të gjitha aktiviteteve të mia në Shqipëri, duke përfshirë TV Agon Channel falas, të cilin e kisha lançuar në 2013”, shkruan Becchetti.

Më tej ai shkruan se paligjshmëria e veprimit të autoriteteve shqiptare u konstatua edhe nga vendimi i Gjykatës e Arbitrazhit, me vendimin detyrues e marrë më 24 prill të vitit 2019.

Më tej ai shkruan se “një vendim i tillë ka konstatuar që Autoritet shqiptare kanë kryer një akt e një fushate politike e finalizuar me mbylljen e një televizioni privat të lirë, nëpërmjet abuzimit të pushtetit nga ana e policisë dhe në dhunimin të të drejtave më elementare të njohura nga traktatet ndërkombëtare. Të drejta që gjithashtu janë të përcaktuara edhe në Kushtetutën italiane”, thuhet më tëj në këtë letër.

Beçheti thekson se ende pa dalë mirë vendimi i Arbitrazhit, autoritetet shqiptare i kërkuan gjykatës angleze që ta ekstradonin. Për shkak të saj ai ka kërkuar mbrojtje diplomatike, një lloj imunitet diplomatik nga shteti italian për të garantuar paprekshmërinë.

“Jo vetëm që po persekutohem nga qeveria shqiptare, por kjo e fundit, po rezufon, që prej dy vitesh, që të zbatojë vendimin detyrues të Gjykatës së Arbitrazhit, duke mosrespektuar kërkesat e vendimit në shpërfillje të qartë të detyrimeve të marra sipas Konventës ICSID të vitit 1965, në të cilën Italia ishte gjithashtu palë”, shprehet biznesmeni italian.

Më tej ai kërkon presidentit italian që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate. “Z. President, Unë me gjithë respektin ju kërkoj që të ndërhyni, në kohën dhe në mënyrën që ju e konsideroni të përshtatshme, në mënyrë që të mund të siguroj mbrojtjen, të cilën unë e konsideroj si detyrë nga ana e Qeverisë së vendit tim, dhe si rezultat të zbatimin e ekzekutimit të vendimit përfundimtar dhe detyruese të gjykatës ICSID”, e mbyll letrën biznesmeni italian.

Gjykata Ndërkombëtare të Arbitrazhit i dha të drejtë italianit, duke i kërkuar që shteti shqiptar ta dëmshpërblejë në shumën e 107 milionë euro por shteti shqiptarë e ka refuzuar deri kur të zgjidhet mosmarveshja për akuzat e shtetit shqiptar ndaj Becchetit nga drejtësia shqiptare.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

25/07/2026
“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In