• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Trumpizmi” shqiptar, si “përrua” i Berishës dhe Metës për të rihyrë në politikë

08/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Trumpizmi” shqiptar, si “përrua” i Berishës dhe Metës për të rihyrë në politikë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dalldia shqiptare e trumpizmit, edhe pse fatkeqësisht ngjiti fort tek një pjesë e madhe e shqiptarëve të Amerikës, si “doktrinë”, nga 2016 u kthye në atu të Sali Berishës, Ilir Metës, e natyrisht suitës së tyre politike për t’u rikthyer në krye të vendit.

Por, edhe pse kjo dalldi do të duhej të niste nga deklarata e famshme e Edi Ramës në CNN kundër Donald Trump, në fakt nuk ndodhi kështu.

Asnjë nga qarqet e Berishës dhe Metës nuk folën, madje si Lulzim Basha, ashtu dhe Ilir Meta, morën pjesë në Konventën e Partisë Demokratike, ku u shpall kandidate për presidente, Hillary Clinton.

E në fakt, ishte diçka krejt normale, që edhe spektri politik shqiptar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë e gjetkë, të shprehte një lloj solidariteti me zonjën Clinton.

Pikërisht si mirënjohje ndaj kontributit të saj dhe kryesisht të bashkëshortit të saj, presidentit Bill Clinton për Kosovën dhe çështjen shqiptare në Maqedoni.

Nën administratën Clinton u zhvillua marrëveshja për Preshevën, ku u krijua Këshilli Politik Shqiptar e në veçanti Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni, që ishte fillimi i avancimit të shqiptarëve si element shtetëformues në Shkup.

Por, në mënyrë të çuditshme, “trumpistët” shqiptarë qëndruan të fshehur në fushatë, e dolën vetëm natën e 8 nëntorit 2016, kur nuk fitoi Clinton, por miliarderi bjond që nderonte me grusht si Enver Hoxha natën e themelimit të Partisë Komuniste, që rastësisht kishin një datë “themeluese”.

E pikërisht të nesërmen, në Tiranë nisi batareja dhe thirrja për apokalips. E frikshme: por përveç Edi Ramës, që ishte e pritshme që t’i shfrytëzohej politikisht deklarata në CNN, sulmi nuk nisi nga ai.

Filluan të bombardojnë ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, njeriun që kishte udhëhequr betejën për miratimin e reformës në drejtësi në korrikun e 2016-s.

Njerëzit që ishin hapur kundër asaj reforme që e kishin çuar për ankimim në Kushtetuese dhe Venecia, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërmorën një nga aksionet më të frikshme, ku u shpenzuan miliona për një fushatë, që përfshiu mediat, por edhe rrjetet sociale.

Kjo fushatë nuk u zhvillua vetëm në Tiranë, por pati një fushë veprimi në të gjithë Ballkanin, ku rusët morën revanshin më të madh prej kohësh për të rimarrë kontrollin në rajon.

Sputnik-u i Kremlinit zgjeroi seksionin për Ballkanin, duke paguar “analistë” e “gazetarë” nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe natyrisht Serbia e Bosnja, duke udhëhequr një fushatë të madhe lajmesh të rreme e nisjes së një klime urrejtje politike gjoja kundër establishmentit.

George Soros u gjet si tabelë qitjeje e kësaj fushate, e cila realisht kishte udhëheqjen nga Moska.

Paralelisht në Tiranë dhe në Maqedoni, u zhvilluan demonstrimet anti-Soros, ku së bashku me miliarderin e shoqërisë së hapur, sulmoheshin dhe ambasadorët e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe ai në Shkup, Jess Baily.

Në vitin 2017, pikërisht kur Trump u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë, nga Tirana dhe Shkupi u zhvilluan dy fushata paralele sulmi që në Shqipëri sollën çadrën e famshme, pra daljen e opozitës nga sistemi, duke bllokuar zgjedhjet parlamentare dhe sistemin politik, dhe në Shkup ndodhi përpjekja e dhunshme për të penguar një qeveri ndërmjet Zoran Zaevit e shqiptarëve, për të lejuar Nikolla Gruevskin, njeriun që e përkrahte Moska, të mbante pushtetin.

Mediat pranë LSI-së në Tiranë dhe Prishtinë i kërkuan BDI-së hapur që të bënte koalicion me Gruevskin. Refuzimi i Ali Ahmetit solli tmerrin në Parlamentin e Shkupit, ku turmat e ndërsyera si dy ditë më parë në Capitol Hill, hynë në Parlamentin e Maqedonisë, të lejuara nga policia e Gruevskit, dhe masakruan për vdekje Zijadin Selën, e rrahën egërsisht Zoran Zaevin.

Ndërkaq, në Tiranë u instalua një ethe trumpiste, që natyrisht nuk vinte nga baza e PD-së, e cila si forcë politike ishte konservatore dhe pro-perëndimore, por nga vulgu i porositur i qarqeve Berisha- Meta, që mbollën një stinë urrejtjeje dhe fake news-i.

Pikërisht në atë kohë doli lajmi i rremë i kontenierëve me mbetje toksike nga Italia.

Nisi të implementohet në media dhe në rrjete sociale një klimë gjoja “anti-establishment”, por që mbronte establishmentin më të madh e më jetëgjatë të Shqipërisë, siç ishte ai i Sali Berishës dhe i Ilir Metës.

Lulzim Basha, siç dihet, pagoi me para që vinte nga kanale ruse lobimin tek Ted Cruz, një nga senatorët që përkrahu pushtimin e Capitol Hill-it dy ditë më parë, për të dalë në foton e famshme me Donald Trump dhe intervistën tip trumpiste në Breitbart News, ku tha se Shqipëria është kthyer në një plantacion të madh kanabisi.

Natyrisht që i doli bllof, pasi SHBA nuk ishte vetëm Trump, por një grup institucionesh që kishin rrënjë të thella kushtetuese.

Në Tiranë, në atë kohë mbërriti në Tiranë i ndjeri John McCain, republikani që drejtonte komisionin e shërbimeve sekrete të Senatit amerikan.

Dhe pas arritjes së tij në Washington, Departamenti i Shtetit që drejtohej nga Rex Tillerson dërgon në Tiranë dhe në Shkup, Hoyt Brian Yee, një diplomat me përvojë, i cilësuar si “buldozeri”, për të shkërmoqur tentativën ruse.

Por edhe Ilir Meta pagoi para për lobim, për të hequr emrin e keq që i kishin sjellë raportet mediatike dhe diplomatike mbi lidhjet e tij të dyshimta.

Donald Trump i “rregulloi fijet” me Edi Ramën sapo e takoi atë personalisht, një histori që dihet kjo, në Samitin e NATO-s në Bruksel, por trumpizmi në Tiranë vijoi me një pjesë shumë të shëmtuar të kësaj dukurie politike.

Urrejtjen dhe dhunën verbale, ndaj çdo zëri që nuk mendonte si Saliu dhe Iliri. Fushatat e egra ndaj çdo gazetari apo edhe politikani që kjo dyshe i ndërseu ishin më shumë se fashiste.

Nuk ka pasur asnjëherë argument, por vetëm sharje pa fund, sidomos ndaj femrave dhe atyre që konsideroheshin si të brishtë.

Qëllimi ishte të trembnin, të trazonin çdo zë që u del përpara dhe përmendte tmerrin e Sali Berishës dhe Ilir Metës: reformën në drejtësi, SPAK dhe BKH që aq shumë e kishin kundërshtuar.

Realisht këto dy figura politike kanë qenë si “mësues” të Trump-it në aksionin që pati si finale sulmin e Capiol Hill-it dhe mos njohjen e zgjedhjeve.

Ishte djegia e mandateve e vitit 2019, sulmi disamujor ndaj Parlamentit, Kryeministrisë dhe kërcënimet e sotme për dhunë më 25 prill, si logjika e kësaj politike të frikshme, që në thelb ka vetëm gënjeshtrën, që e urren faktin duke e barazuar me opinion, urren raportimin normal dhe e kthen në skenat e tmerrshme të paneleve të darkës, ku nuk ka as pyetje e as fakte, por vetëm sulme që vijnë vetëm nga dy burime: Berisha dhe Meta.

Aq e vërtetë është kjo, sa një zyrtar i Metës, e sulmonte dje në faqen e tij senatorin republican në SHBA, Lindsey Graham, duke e krahasuar me Nasip Naçon.

E që edhe fizikisht të dy ngjanin, jo thjesht nga flokët e thinjur, por edhe nga pamja e fytyrës.

Graham kishte zgjedhur ditën e djeshme për të braktisur Trump pas një lidhje të gjatë kur tha: “Mjaft është mjaft”.

Të njëjtën gjë tha edhe Naço në Berat. Asocacion, ndoshta jo shumë i gjetur, por të tillë e quajti një trumpist shqiptar për të shprehur dëshpërimin e tij…

TemA

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In