• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj ironizon keq Bashën: Një fëmijë i parritur e gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar, s’bën gol as me portën bosh

07/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Veliaj ironizon keq Bashën: Një fëmijë i parritur e gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar, s’bën gol as me portën bosh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar një fëmijë të parritur e gjumash, që përpiqet të pengojë edhe ata që punojnë. Nga Farka, ku i dorëzoi dokumentet e pronësisë për shtëpitë e reja dy familjeve të prekura nga tërmeti.

Veliaj iu referua padisë së djeshme të PD-së, për të cilën tha se kërkon të mos lejojë të punojë as të tjerët. Ai tha se Basha nuk bëri asnjë punë kur ishte në detyrë, por vetëm shtoi vilat e tij edhe në kohë pandemie, ndaj nuk mund t’u kërkojë të tjerëve të mos punojnë sepse ai vetë do ende të flejë gjumë.

“Është si ato lojërat e fëmijëve, kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol.

Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh! Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Pra, në anën tjetër të kodrës (së Farkës), ku janë pasanikët, le t’i shtojnë vilat gjatë pandemisë duke vënë gjoba, kurse ana këtej e kodrës, që jetojnë në konteiner apo çadra, nuk duhet t’i bëjnë shtëpitë e reja? Një gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar!

Një i paaftë nuk mund ta kthejë paaftësinë në detyrim për të gjithë! Një përtac nuk mund ta kthejë përtacinë në modë për ne të tjerët që na hanë duart për punë! Ky fëmijë i parritur dhe gjumash, që nuk di të bëjë gol, që nuk di as të luajë e as të punojë, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë! Nuk mund ta detyrojmë Shqipërinë të zbatojë standardin e gjumit dhe përtacisë, apo të pasurimit në kohë pandemie”, deklaroi sot Veliaj.

https://www.cdnimpuls.com/video/5ff7206a79405.mp4
Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In