• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

LSI, katastrofa e tmershme e teqesë së Likes

07/01/2021
in Blog
A A
LSI, katastrofa e tmershme e teqesë së Likes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Ilir Metës po shkon me spejtësi skëterre drejt një pikiate vdekjeprurëse. Largimi i Naços dhe i Brahos, të cilët janë pjesë e krahinës së pronarit të LSI, duket se paralajmëron fundin e këtij biznesi që u krijua për të thyer dominancën e Fatos Nanos në PS,si dhe për të fraksionuar këtë parti që po ngelet e pamposhtur edhe sot e kësaj dite pas 30 vitesh konsum.

LSI, si parti e krijuar mbi rrënjët e majta të PS, e fuqizuar me sistemin e punësimeve dhe beneficeve të pushtetit e ka humbur tashmë fuqinë e saj për të mbledhur elektorat rreth vetes.

Fakti kryesor është që Likja si njeri pragmatist dhe pazarxhi i rëndomtë nuk arriti të shndërronte LSI në një lëvizje ideologjike për të rrëmbyer terrenin gri që ngelet baza e dhënies së pushtetit për dy forcat kryesore politike.

Presidenti Like krijoi më shumë imazhin e sekserit politik, sesa të liderit që do krijonte një lëvizje politike të besueshme për të pasur një pol të tretë konkurrues me dy polet e tjera PD-PS. Si njeri i pabesë, frikacak, injorant, i paskrupullt dhe pazarxhi i rëndomtë nuk arriti të ngrinte parti vlerash dhe konkurruese.

Gjithkush që u fut në LSI pas 2009, u josh me poste pune, pazare me pushtetin dhe oferta fitimprurëse, të cilat u konvertuan në vota dhe anëtarësim në këtë parti. LSI e sotme është katandisur në një grusht njerëzish të paguar nga sënduku i Monikës, sesa në një grupim politik vullnetar.

Kryetarllëku i Monës është kthyer në një bufonatë bajate dhe po shërben si një burim memesh për rrjetet sociale. Kretarja e sotme e LSI ka më shumë nivelin inteligjece të një fallxhoreje, sesa të një drejtuese partie.

Largimi nga kjo parti, i nisur kohë më parë nga eksponentë potencialë të së majtës si Brokaj, Legisi, Klosi, Xhufi dhe hemoragjitë e reja me njerëz si Braho, Koka dhe së fundmi Naço e shndërruan këtë parti në hamamin e Monikës, e cila qeveris me tespijet e Likes fisin e saj dhe të burrit.

Fati i LSI është tashmë i përcaktuar, ashtu siç edhe fati i themeluesit të saj. Gjithçka është kundër tyre. Opinioni publik, elektorati, ndërkombëtarët dhe shumë faktorë që përcaktojnë lëvizjet politike në Shqipëri. Pas 25 prillit do e kujtojmë me shprehjen “ndjesë pastë” këtë parti, ndërkohë presidentit i duhet parë fundi i zi i filxhanit për fatin që e pret pas 25 prillit.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In