• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Konflikt i ashpër Rama-Meta para zgjedhjeve, presidenti thirrje për përmbysje, kryeministri paralajmëron shkelmimin e LSI më 25 prill

06/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Konflikt i ashpër Rama-Meta para zgjedhjeve, presidenti thirrje për përmbysje, kryeministri paralajmëron shkelmimin e LSI më 25 prill
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afrimi i zgjedhjeve ka ndezur akoma më shumë konfliktin Rama-Meta. 25 prilli do të jetë vendimtar për shumë liderë politikë dhe beteja duket se sapo ka nisur. Ditën e hënë kryeministri Rama akuzoi presidentin se ka bllokuar investimet e qeverisë ndërsa dje debatet kanë vijuar më të ashpra.

Ishte presidenti Meta ai që me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, publikoi një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Meta e quajti rekord të zi faktin që Shqipëria renditej në vend të 4 për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe intelektualëve. Presidenti tha se me largimin e “ajkës” së shoqërisë, po largohen edhe qytetarët që kanë një standard të mirë jetese, sepse sipas tij janë të pashpresë.

“Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve. Largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese”, tha Meta.

Për zgjedhjet e 25 prillit ai u shpreh se ky referendum do të jetë vendimtar për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Meta e quajti realitetin e tanishëm shkatërrues dhe sipas tij 25 prilli do të sjellë mundësi rikthimi të standardeve cilësore për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt. “Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.

Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, veçanërisht për rininë. Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë për të gjithë”, deklaroi presidenti.

Rama reagon ndaj Metës

Kreu i qeverisë reagoi ashpër ndaj deklaratës së presidentit Meta, ku i rikujtoi që ai raport ishte i 5 apo 6 viteve më parë dhe tani po përdorej për politikë kundër qeverisë. Rama e quajti veprim të shëmtuar këtë propagandë dhe u shpreh se në 25 prill çdo shqiptar duhet të shkelmojë jashtë organizmit politik LSI-në.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi”, shkruajti Rama në Twitter.

Basha ndërhyn në debatin e Ramës dhe Metës

Në këtë debat mes presidentit Meta dhe kryeministrin Rama, hyri dhe kryedemokrati Basha. Ai e akuzoi Ramën si përgjegjës kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi. Basha u shpreh se ky është një nga dështimet kryesore të Ramës. “Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, tha Basha.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In