• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Rama 3” apo “Basha 1”? Profesor Përparim Kabo jep formulën: Ja çfarë i nevojitet Shqipërisë

04/01/2021
in Blog
A A
“Rama 3” apo “Basha 1”? Profesor Përparim Kabo jep formulën: Ja çfarë i nevojitet Shqipërisë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Profesorit Përparim Kabo, asnjë nga kandidatët kryesorë për kryeministër nuk meriton të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ai sugjeron një zgjidhje tjetër.

Edi Rama kërkon të fitojë një mandat tjetër qeverisës ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha garon për mandatin e parë.

“As Rama 3, as Basha 1. Në gjykimin tim, Shqipërisë do t’i duhet një koalicion qeveritar drejtues i përbërë vetëm nga teknokratët.

Forcat politike që ata drejtojnë janë tejet të konsumuara. Nuk mund të ndryshojnë atë realitet që ata vetë e kanë krijuar”, thotë Kabo.

I pyetur nëse duhen zgjidhje apo zgjedhje apo zgjedhjet prodhojnë edhe zgjidhje, Profesori përgjigjet:

“Shqipërisë i duhen zgjidhje, por në një sistem demokratik, siç është demokracia pluraliste kjo bëhet me ndryshimin e forcave politike përmes zgjedhjeve. Këto zgjedhje të shikojmë se çfarë do sjellin. Nëse do të ketë pastrim paraprak në forcat politike përmes vetting-ut politik, shpresojmë që zgjedhjet mund të ofrojnë dhe zgjidhjen.

Nëse do të jenë të njëjtët kuaj të karrocave politike 30 vjeçare, atëherë zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje”.

Sipas Profesorit në vend nuk ka oferta politike, pasi mbeten thjesht oferta propagandistike.

“Oferta jepen përditë por problemi është sa politike janë, a kanë në thelb artin e të drejtuarit të shtetit? A ka në themel interesin publik? A ka kujdes për pasuritë kombëtare? A ka politika afatshkurtra dhe afatgjata për zhvillimin e vendit dhe për daljen nga kriza?

Pala tjetër që kundërshton a i pa alternativat? Të dyja palët mua më duken si ata në fund të ditës në pazar që bërtasin hajde merreni se çmimi u ul. Thonë do rrisim pagat, ku do i gjesh ti këto para? E kanë bërë një analizë konkrete të financave publike? A je në gjendje të përcaktosh si do të jenë këto të ardhura? Me pritshmëri fiktive apo dëshira subjektive asgjë nuk ndryshon. Analiza duhet të jetë konkrete e gjendjes konkrete.

Në këtë kuptim ofertë politike nuk shikoj. Ofertën propagandistike e shikoj dhe e dëgjoj çdo ditë“.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In