• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Bilushi i Metës shpall 10 njerëzit që do motivojnë shqiptarët më 2021

02/01/2021
in Humor
A A
Bilushi i Metës shpall 10 njerëzit që do motivojnë shqiptarët më 2021
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2021, i cili është dhe viti i zgjedhjeve, Bilushi i Metës vendosi të shpallë dhjetë figurat e opozitës që do motivojnë shqiptarët për ndryshimin e madh.

1.Sali Berisha sipas parimit shqiptar “e treta e vërteta”! Dy herët e tjera që ka qenë në pushtet ka ikur një herë pasi ka vrarë 3 mijë vetë më 1997 dhe një herë duke vrarë 30 vetë (26 në Gërdec plus katër në Bulevard). Pra në krahasim me 1997 ai pati një përmirësim 100 herë. Me këtë ritëm i bie që ai të vrasë 0,3 njerëz në këtë mandat, ose afërsisht çerek njeriu. P.sh. është sikur të thuash që do vrasë Bujar Nishanin.

2.Ilir Meta. Zoti Meta ka një avantazh më shumë se Berisha. Ai e ka herën e katërt që do kthehet në pushtet. Ai ka qenë në pushtet më 2000, 2009 dhe 2013. Herën e tretë e kishte sloganin “me qetësi dhe dashuri”. Këtë radhë do ketë sloganin “Katër herë nuk gabon njeri”.

3.Lulzim Basha shembull i gjallë i vitalitetit dhe eficencës në opozitë. Kur gjithë liderët e opozitës ankohen për burime financiare dhe mundësi biznesi, kunati i tij ka tre kompanitë më të suksesshme të biznesit dhe ai vetë ka mundur të blejë katër vila, dy në bregdet dhe dy në Tiranë. Kjo do të thotë se është i pamposhtur para çdo situate. Besoni tek ai.

4.Monika Kryemadhi. Gruaja që mposhti covid me hudhra e mjaltë dhe njësoj si Shota Galica mbajti të fshehte sekretin që dhe burri i saj u sëmur nga COVID që të mos merrte revansh armiku. Rikthimi i saj në pushtet zhduk çdo gjurmë të COVID19.

5.Fatmir Mediu. Ëndrra e tij është një Shqipëri ekologjike, e pastër, pa mbetje luftarake, pa korrupsion , dhe mbi të gjitha pa Erion Veliajn, që i ka marrë atij dhe gjënë më të shtrenjte, këngëtaren e tij të preferuar. Këto ëndrra ja preu në mes “Gërdeci” dhe nuk e lanë ta realizonte Por koha e tij po vjen.

6.Nard Ndoka. Ëndrra e tij ka qenë është dhe do mbetet, që ai të mos jetë kurrë humbës në zgjedhje. Për këtë ai i ka propozuar kolegëve opozitarë formulën magjike: S’ka rëndësi sa vota ke, rëndësi ka ‘shko me fituesin dhe nuk ke humbur’.

7.’Stresi’! Ai ka dhënë prova se më shumë njerëz i mblidhen në shesh kur u bën thirrje të thyejnë dyqanet në Tiranë se sa në një koncert. Lufta e tij e vazhdueshme me Noizin tregon se ai për muzikën është gati të japë jetën, kurse për PD fal dhe muzikën.

8.Shpëtim Idrizi. Të gjithë ishin kuriozë pse një doganier u bë ithtar i çështjes çame. Por shpjegimi është shumë i thjeshtë. Problemin më të madh komuniteti çam, e ka në doganë kur kalon dhe pa zgjidhur këtë çështje ai nuk tërhiqet nga politika.

9.Bujar Nishani. Ai është simbol i njeriut që nuk dorëzohet. E nisi presidencën si njeriu me paterica, dhe vazhdoi betejën në opozitë si njeriu me panolina, sipas Doktor Kosovës. Rikthimi i PD në pushtet do t’i rikthejë mustaqet që i takojnë.

10.Qim Peka. Njeriu i vetëm në këtë vend që ka arritur t’i marr lekë Shkëlzen Berishës, i cili kishte krijuar mitin që vetëm merrte lekë. Duke e ç’mitizuar këtë gjë, ai na ka hequr të gjithëve dyshime se dhe nëse vjen PD në pushtet Zeni nuk do marrë më lekë, por vetëm do japë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In