• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Tensione mes Ankarasë dhe Moskës? Drejt Sirisë nisen dy luftanije ruse

01/03/2020
in Bota
A A
Tensione mes Ankarasë dhe Moskës? Drejt Sirisë nisen dy luftanije ruse
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia njoftoi nisjen e dy luftanijeve drejt Sirisë pas zhvillimeve të fundit atje, vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe egërsimit të Rexhep Tajip Erdoganit. Fregtata e pajisura me raketa të komanduara, Admiral Grigorovich dhe Admiral Makarov, janë duke avansuar në ngushticën e Bosforit drejt bregut sirian.

Edhe pse Rusia dhe Turqia kanë parë një përafrim këto kohët e fundit, i cili ka shqetësuar SHBA-në dhe NATO-n, dy palët janë të pozicionuara në krah të kundërta të konfliktit sirian: Moska mbështet presidentin Bashar al-Assad, ndërsa Ankaraja grupet rebele që e kundërshtojnë atë nga veriu i vendit.

BE-ja paralajmëroi një ditnën e parë se konflikti mund të rrëshqasë në “luftë të hapur”.Turqia kërkoi mbështetje nga aleatët e NATO-s pas vrasjes së ushtarëve të saj. Mes tensioneve në rritje Ministria Ruse e Mbrojtjes fajësoi Turqinë për vdekjen e trupave të saj në Idlib. Erdogan ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje të rënda ushtarake në Siri për të mbështetur luftëtarët rebelë që po luftojnë me regjimin e Asadit të mbështetur nga Moska.

Ai është zotuar se Turqia do të nisë një ofensivë në shkallë të gjerë për të zmbrapsur forcat siriane. Deputeti rus Vladimir Dzhabarov paralajmëroi se çdo operacion i tillë në shkallë të plotë në Idlib do të “përfundojë keq” për Ankaranë. Pothuajse një milion civilë janë shpërngulur nga betejat e ashpra në veri të Sirisë.

Turqia, e cila tashmë ka marrë 3.6 milionë refugjatë nga lufta civile nëntë-vjeçare, thotë se nuk do të jetë në gjendje të përballojë një fluks të mëtejshëm.Një ditë më parë, zyrtarë atje deklaruan se nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që përpiqen të arrijnë në Europë e disa orë më vonë, qindra burra gra dhe fëmijë filluan të marshojnë drejt kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë.

Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur të hap portat për miliona migrantë, nëse kombet europiane nuk do t`i jepnin më shumë mbështetje.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In