• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë

31/12/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi nuk ngurron që të favorizojë kushëririn e tij të parë për tenderët e zhvilluara nga bashkia që ia drejton.

Kryebashkiaku socialist rezulton se ka vepruar në konflikt interesi për firmën fituese Vllaznimi shpk për “Rikonstruksion i kanalit vaditës Ahmataj-Sopot, (Vepra e marrjes), Bashkia Tropojë”.

Ky prokurim me tender në vlerën e 1 847 831lekëve pa TVSH, ku në nëntor është shpallur fitues Vllaznimi shpk, që ka për pronar të vetëm, si dhe njëherësh administrator, Bashkim Byberin.

Bashkim Byberi është djali i xhaxhait të kryebashkiakut socialist. Pavarësisht këtij konflikti të pastër interesi, kjo nuk e ka ndalur kreun e bashkisë së Tropojës që të firmosë këtë kontratë me firmën Vllaznimi në 5 nëntor të këtij viti.
Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë dy operatorë ekonomik, pasi u bë vlerësimi përfundimtare i ofertave dhe ju dërgua njoftim fituesi operatorit Griald shpk Nipt J68117216C me vlerë 1 270 840 leke në datën 9.10.2020. Në datën 13.10.2020 ky operator u tërhoq nga oferta e tij. Kjo pasi që ishte shpallur fitues me ofertën me të ulet dhe u shpall fitues operatori Vllaznimi shpk që kishte ofruar vlerën 1 819 454 lekëve.

Sakaq mësohet se firma Vllaznimi shpk ka fituar edhe tenderin e për rikonstruksionin e Ujësjellësit Dushaj Epërm. “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë VLLAZNIMI SHPK Adresa, Tropojë, B.Curri se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1.120.911 lekë e identifikuar si oferta e suksesshme”, thuhet në Buletinin e APP-së.

Konflikti i interesit

Sipas ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në nenin 3 përcaktohet se “Konflikt i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike”.

“Çdo zyrtar apo çdo subjekt, që ofron informacion për rastet e konfliktit të interesave të padeklaruara nga zyrtarët, përfiton mbrojtje të veçantë administrative.

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005, i ndryshuar janë parashikuar shprehimisht kufizime të interesave private të zyrtarit për parandalimin e konfliktit të interesit “rast për rast” për çështje të veçanta si: Ndalimi i lidhjes së kontratave; Ndalime në sigurimin e të ardhurave për shkak të funksionit të veçantë; Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale; kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin”, thuhet në një manual të ILDKPKI-së.

Pavarësisht këtyre kufizimeve kryebashkiaku i Tropojës nuk është stepur dhe ka pranuar firmosjen e kontratës me kompaninë Vllaznimi.

Kush është Rexhe Byberi?

Pas 3 dekadash demokraci, socialistët arritën të marrin për herë të parë drejtimin e bashkisë së Tropojës dhe kjo për faktin se PD-ja nuk konkurroi në zgjedhjet e 30 qershorit i bojkotoi.

Nën siglën e PS-së, kandidoi Rexhë Byberi, i cili kishte përballë kandidatin e Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, në bashkinë Tropojë. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rexhë Byberi mori 95.24% të votave në 49 kuti votimi. Kandidati i tij përballë, Edison Hasanaj rrëmbeu vetëm 4.76% e thënë ndryshe 177 vota.

Byberi ka qenë për 15 vite kryetar i komunës Margegaj si kandidat i LSI-së në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe më pas iu bashkua PS-së. /Shqip

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In