• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet vendimi, ja të gjitha kufizimet që i bëhen qeverisë para zgjedhjeve, nga ndalimi i punësimeve, te rritja e pagave dhe falja e gjobave

28/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Zbardhet vendimi, ja të gjitha kufizimet që i bëhen qeverisë para zgjedhjeve, nga ndalimi i punësimeve, te rritja e pagave dhe falja e gjobave
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet lista e plotë me kufizimet që do t’i bëhen qeverisë gjatë fushatës zgjedhore. Javën që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin e shumë debatuar, ndërsa gazeta ka gjetur aktin final.

Sipas aktit final të KQZ parashikohet kufizim i promovimit të veprimtarive publike për qeverinë, të cilat janë transferuar në fonde publike, jo sipas planit buxhetor të miratuar, në periudhën 4 mujore para datës së zgjedhjeve.

Sipas këtij akti në kufizimet që i bëhen qeverisë janë sa i përket punësimeve apo shkarkimeve nga detyra, si edhe lëvizja e një punonjësi nga vendi aktual i punës drejt një vendi apo pozicioni tjetër pune. Po ashtu në akt theksohet në rastet kur pushimi apo lëvizja e një punonjësi nga vendi i punës vjen si pasojë e shkeljeve këto konsiderohen si raste të përligjura.

“Gjatë fushatës zgjedhore, marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, shtesat në organikën e çdo institucioni publik e shtetëror apo emërime provizore, me përjashtim të rasteve të përligjura.

Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij”, thuhet në akt.

Po ashtu sipas aktit kufizimeve që qeverisë i bëhen janë edhe ato sa i përket edhe dhënies së përfitimeve për disa kategori të caktuara ku përfshihet rritja e pagave dhe pensioneve për qytetarët si edhe falja e kamatëvonesave për faturën e energjisë elektrike e deri tek falja e gjobave.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi i akteve ligjore ose nënligjore, ose nxjerrja e tyre me qëllim informimin e publikut në lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues në faqen e tij zyrtare, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, faljet e kamatëvonesave, të gjobave, të detyrimeve tatimore e doganore vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore ose të epidemisë/pandemisë, apo ka si qëllim zbatimin e një detyrimi ligjor me karakter ndërkombëtar apo zbatimin e një vendim gjyqësor të formës së prerë”, thuhet në akt.

Të tjera ndalime

Pjesë e veprimtarive të ndaluara për qeverinë, institucionet e tjera të pushtetit qendror apo vendor janë edhe aktivitetet për promovimin e projekteve ose të investimeve në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, të telekomunikacionit apo të veprave ujore.

Po ashtu katër muaj para datës së zgjedhjeve në listën e aktiviteteve që i ndalohen qeverisë janë edhe promovimi i projekteve qofshin ato kombëtare apo vendore me karakter social dhe ekonomik, si edhe ato në funksion të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, të kulturës, rinisë, sporteve dhe të arsimit publik në të gjitha nivelet, si dhe të infrastrukturës, në shërbim të interesit publik. Në këto katër muaj qeveria do të ketë të ndaluar edhe dhënien e lejeve të legalizimeve apo shpërndarjen e certifikatave të çdo lloj pronësie.

Përurimet e investimeve të tjera po ashtu edhe shpërndarjen e akteve për regjistrimin e tokës bujqësore, certifikatave të pronësisë dhe çfarëdolloj titulli pronësie si dhe të regjistrimeve të titujve të pronësisë. Këtyre rregullave duhet t’i binden persona duke filluar nga kryeministri i vendit, ministrat, kryetarët e bashkive, zëvendësit e tyre e deri te drejtorët e atyre institucioneve. /SIDORELA BRAÇJA

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In