• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Intervista personale e Ramës, Basha i vërsul Bujar Nishanin: Luli është ngjitur me meritë në krye të PD dhe s’ka korruptuar askënd, s’ke shans të krahasohesh me Berishën dhe Ilir Metën

26/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Intervista personale e Ramës, Basha i vërsul Bujar Nishanin: Luli është ngjitur me meritë në krye të PD dhe s’ka korruptuar askënd, s’ke shans të krahasohesh me Berishën dhe Ilir Metën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas intervistës personale të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Mesa duket detyra për një kundërpërgjigje i është besuar ish presidentit Bujar Nishani i cili ka bërë një status të gjatë me akuza ndaj shefit të qeveris.

Ish kreu i shtetit është përpjekur t’i japë përgjigje disa prej deklratave të Ramës ku sjell në vëmendje rrugën e Lulzim Bashës drejt ngjitjes në krye të Partisë Demokratike.

Postimi i plotë

Platforma dhe përpjekja mediatike e Edi Ramës për të goditur dhe zvetënuar figurën e Lul Bashës është e mirë llogaritur dhe mirë pregatitur.

Por ajo nuk ka alternativë tjetër veç dështimit dhe degradimit.

Kjo, për shumë arsye, por më kryesorja është vetë ekzistenca para shqiptarëve e Edi Ramës, me tërë formatin që ai ka !

Edi Rama përpiqet mediatikisht t’u imponohet shqiptarëve si një ndër figurat politike apo liderët shtetëror në historinë e këtij vendi.

Qesharake !

Shqiptarët anekënd botës e dinë fare mirë sot, se cili është Edi Rama.

Eshtë e vërtetë që Edi Rama do të përfshihet në faqet e librit historik të “kryeministrave” të këtij vendi, por këto do të jenë faqet më pa vlerë të atij libri.

Ndoshta rrjeshtat mbi korrupsionin, shkatërrimin e shtetit, paaftësinë dhe vulgariterin civil mund të mos përbëjnë shumë interes në historinë që vjen, por rrjeshtat më të zinj të asaj faqeje do të jenë ato mbi çështjen dhe interesin kombëtar.

Edi Rama hyri në jetën institucionale të Shqipërisë si një inplantim politik, pa asnjë rekord jo vetëm politik por mbi të gjitha pa asnjë kontribut publik.

Tentativa vetë inicuese për tu rrjeshtuar me Sali Berishën, Fatos Nanon apo Ilir Metën nuk ngjizet dot.

Sepse personazhet që tinëzisht kërkon t’i përdorë Edi Rama, erdhën dhe kaluan përmes rekordesh të forta politike dhe publike.

Me të mirat dhe dështimet e tyre.

Por me rekorde në interesin publik !

Postulati “një pallat një votë” është përkthimi përmbajtësor i Edi Ramës, por jo më i rëndësishmi tregues.

Dramatik është dallimi intelektual, qytetar, institucional dhe në personalitet midis Edi Ramës dhe atyre socialistëve të tjerë që kishin stofin e lidershipit brenda së majtës, si Rexhep Meidani, Arben Malaj apo Maqo Lakrori.

Imagjinoni tani ndryshimin !

Kompleksimi që ka thellë në subkoshiencën e personalitetit të tij, Edi Ramën e bën nervoz karshi Lul Bashës !

Projektimi i agresionit mediatik ndaj Lul Bashës, është i kuptueshëm.

Edi Rama po del nga përditshmëria, Lul Basha po hyn tashmë !

Edi Rama është sot përballë Lul Bashës jo thjesht si dy individë por si dy modele.

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk ka korruptuar askënd për tu ngjitur në krye të Partisë Demokratike, sepse antarësia e atij klubi politik nuk rrjeshtohet me para !

Po, është e vërtetë që Lul Basha nuk bën dot as miqësi e as pazare me botën e krimit.

Edhe sikur të tentojë me imponim, nuk e bën dot se nuk e ka në gen dhe natyrë, do të dështonte keq po ta tentonte.

Eshtë e vërtetë që Lul Basha nuk është agresiv dhe i dhunshëm me shoqërinë dhe në dimensionin e tij social.

Dhuna dhe urrejtja ndaj komportimit shoqëror, duket që nuk është pjesë e personalitetit dhe civilizimit të Lul Bashës.

Lul Basha nuk e konsideron vjedhjen e pasurive publike si një “zotësi” dhe as si atribut pushteti.

Modeli i pushtetit të Lul Bashës është ekipi qeverisës dhe jo të qeverisë veç ekipin !

Të jesh i thjeshtë, i njehësuar me normalitetin e shoqërisë, pjesë e së cilës je, është nevoja që kanë qytetarët, të majtë apo të djathtë qofshin në anësimin e tyre politik.

Këto janë dallime të mëdha midis modeleve të Lul Bashës dhe Edi Ramës !

Modeli dhe Atu-ja e Lul Bashës përballë asaj të Edi Ramës është si dita me natën.

Kjo e detyron Edi Ramën të tentojë diversionin politik, agresionin mediatik, propagandën e intrigës.

Të gjitha këto, tashmë të dala boje, ashtu siç e gjithë fasada mashtruese e 20-të viteve pushtet të manipuluar me paratë e korrupsionit që fshehin paaftësinë e Edi Ramës dhe mashtrimin e shqiptarëve.

25 prilli po vjen. Furtunë popullore kundër moralit “një pallat, një votë” !(TemA)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In