• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas ligjit special, PS tjetër lëvizje për të ndaluar aferat e Ilir Metës: Ngre agjenci të posaçme për shtetësitë me procedurë të veçantë

21/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Rama: Meta? Hiqet si i treti i vërteti… për të mjelë lopët, për qumështin e ndërmarrjes së Monikës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ligjit organik mazhoranca ka ndërmarrë një tjetër lëvizje për të kufizuar presidentin. Pasi disa javë më parë plasi skandali për dhënin e nënshtetësive, ku pati akuza ndaj presidentit se ka abuzuar me to duke bërë qoka. Mirëpo qeveria ka vendosur të krijojë një agjenci të posaçme që do të merret me dhënien e shtetësisë së veçantë.

Sipas një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare kjo agjenci do të kontrollojë dhe monitorojë të gjitha nënshtetësitë e veçanta që do të jepen nga presidenti dhe më pas do të japë verdiktin e saj për miratimin apo jo të një shtetësie. “Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë (në vijim AHPVSH), si person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për çështjet e shtetësisë dhe azilit (në vijim ministri), me seli në Tiranë.

AHPVSH-ja ka si mision përgatitjen e programeve të veçanta, përcaktimin e rregullave specifike të kontrollit të veçantë dhe të pastërtisë së figurës në standardet më të larta, si dhe monitorimin e zbatimit të tyre”, thuhet në vendim. Ndër të tjera bëhet me dije se, AHPVSH-ja do mund të shtrijë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.

Ndërsa më tej përcaktohet se, më vënien në zbatim të AHPVSH do të merren në përgjegjësi nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon e drejton të gjithë veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para ministrit. Sipas këtij vendimi, struktura dhe organika e AHPVSH-së miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizmin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Ja si do funksionojë agjencia

Duke theksuar edhe njëherë faktin se krijimi i kësaj agjencie është shumë i veçantë, vendimi përcakton se edhe drejtuesi i saj duhet të jetë shumë i përgatitur dhe i kualifikuar për atë përgjegjësi që mban posti. Prandaj kërkohet që, Drejtori i Përgjithshëm duhet të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në organet e administratës shtetërore.

Ky fakt është shumë i rëndësishëm pasi nga drejtuesi varet edhe ecuria e punës së agjencisë, ndërsa më tej zbardhen hapat që do të ndjekë AHPVSH në veprimtarinë e saj. Në vendim thuhet se, do të jetë kjo agjenci institucioni që do të përgatisë kriteret teknike për fitimin e shtetësisë sipas programeve të veçanta të përcaktuara në shkronjën, procedurat e aplikimit, rregullat e kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme dhe ia propozon për miratim autoritetit përgjegjës.

Sakaq shpjegohet se agjencia duhet më parë të përgatisë një program me rregulla dhe kritere të veçanta mbi të cilin do të bazohet për dhënien e shtetësisë apo jo. Kështu agjencia është e detyruar që më parë të shqyrtojë me imtësi arsyet përse aplikantët kërkojnë marrjen e shtetësisë shqiptare dhe vetëm në fund të gjithë analizën ia përcjell autoritetit përgjegjës për miratim ose jo të kërkesës për shtetësi.

“Para se të vendosë për dhënien e shtetësive AHPVSH harton dhe administron programet e veçanta. Në bazë të procedurave ligjore përkatëse, nënshkruan marrëveshje me entitete të specializuara për hartimin, implementimin, administrimin, promovimin ndërkombëtar të programeve, ndërmjetësimin e aplikimeve,verifikimin e pastërtisë së figurave, si dhe çdo shërbim tjetër në funksion të hartimit dhe implementimit të programeve, bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu do të shqyrtojë aplikimet për përputhshmërinë e kritereve për fitimin e shtetësisë, realizon verifikimet e kontrollet në lidhje me pastërtinë e figurës dhe, në rast të plotësimit të kushteve të përcaktuara në programet e veçanta të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, u përcjell autoriteteve kompetente propozimin për vendimmarrje”, sqarohet në vendim.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In