• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Keqpërdorimi i dytë i dosjes ‘184’

20/12/2020
in Blog
A A
Keqpërdorimi i dytë i dosjes ‘184’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Dosja ‘184’ u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekulim me përgjimet e prokurorisë, për t’u përdorur politikisht.

Ajo nuk është formuar si dosje për t’u gjykuar nga çfardo prokuror, përfshi dhe SPAK. Ajo u krijua për t’u përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për t’u përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bënë.

Për të qenë dosje penale, dosja ‘184’ duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pasur në atë kohë në dorë përgjimet.

Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pasur përgjimet në proces duhet t’i kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë.

Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një ‘molotov’ në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020.

Dosja u hetua dhe u mbyll për aq sa kishte prova. Të quash dështim një hetim penal që përfundon kundër dëshirës politike do të thotë të kërkosh hetim politik dhe prokurori politike.

Politikisht ajo dosje është stërpërdorur dhe e ka tejkaluar objektivin për të cilin ishte sajuar.

Juridikisht ajo është thjeshtë një grumbull përgjimesh të PD për shantazh politik në çadër, e më pas me molotov në bulevard.

Keqpërdorimi i dytë i saj, nuk është mbyllja e saj, pasi mbyllja është procedurë ligjore. Keqpërdorim është ankesa që nga kjo dosje të provohej filmi me skenar të PD për zgjedhjet në Dibër.

Fatkeqësisht nuk mund të prodhohet vepër penale nga filmat. I vetmi film i PD që ka prodhuar vepër penale është ai i “Babales”, por dhe ai ka dënuar autorët e filmit. Këtu së paku autori i filmit nuk është dënuar. Mund të kënaqen dhe me kaq.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In