• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mjeku Arben Gjata rrëqeth me fjalët për Drini Dobin: Po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë! Harrove të na…

20/12/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Mjeku Arben Gjata rrëqeth me fjalët për Drini Dobin: Po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë! Harrove të na…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i njohur Arben Gjata i ka dedikuar disa fjalë prekëse mikut të tij, mjekut Drini Dobi, i cili humbi jetën pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Dje Dobi u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa miku e kolegu i dedikoi disa fjalë që i kanë prekur të gjithë, duke i kujtuar kohën që kalonin bashkë.

“Rruge te mbare Drin! Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë. E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës.

Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe! Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere! Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve! Nisemi Drin! Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin. Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.

Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?! Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja.. Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora. I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin. Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur. Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport. A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin?

Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”. Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient.

Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë. Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë. Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë. Sa shpejt ikën koha mik.

Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë. Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu. Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe. Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi. Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin. Jemi të gjithë Drin. Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!”, shkruan ai.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In