• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Likja pa parti, Doktori në pension, Basha në gjumë përgjithmonë”! Spiropali: Ne i jemi gjendur Kosovës në paqe e në luftë!

18/12/2020
in Blog
A A
“Likja pa parti, Doktori në pension, Basha në gjumë përgjithmonë”! Spiropali: Ne i jemi gjendur Kosovës në paqe e në luftë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një statusi në Facebook shprehet se Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur Kosovës pranë, si në luftë ashtu edhe në paqe.

Por të vetmit që nuk duan, sipas saj që kjo të vazhdojë të ndodhë janë tre figura të njohura të politikës, që Spiropali i etiketon si: Luli, Likja, Saliu.

Sipas saj, kush po përpiqet të marrë sa më shumë rolin e patriotit për të marrë një grusht votash më shumë do e marrë përgjigjen më 25 prill.

STATUSI I PLOTE

Tërmeti dhe Pandemia nuk kishin qënë kushedi se çfarë. Po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët budallallëqe nga më të pabesueshmet dhe propagandë nga më bajatet.

Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur Kosovës. Në luftë dhe në paqe. Brenda dhe jashtë. Por nuk duan Luli, Likja, Saliu.

Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë anjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka genocidin serb.

Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s’e zure kurrë me gojë.

Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s’lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur.

E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shejtanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t’i nxjerrë nga fundi i ferrit.

Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S’e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë. Problemi i tyre është se s’ka kush t’i besojë. Prandaj dhe nxijnë. Prandaj dhe turfullojnë. Prandaj dhe do humbin.

Këto dy ditë dëgjuam një Quartet harqesh për muzike funebre me motive koniciane, posaçërisht thënien e famshme të Faikut; “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë”. Megjithatë Quarteti i këtyre kaloi çdo kufi.

E vërteta vonon por nuk harron. Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill.
Kur Likja s’do ketë më parti, Doktori do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë!

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In