• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata Speciale vijon të kënaqë serbët, lihet në burg Hashim Thaçi, avokatët flasin për gijotinë nga prokuroria

18/12/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
Gjykata Speciale vijon të kënaqë serbët, lihet në burg Hashim Thaçi, avokatët flasin për gijotinë nga prokuroria
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale vijon të kënaqë serbët sa i takon procesit ndaj ish-liderëve të UÇK. Ditën e djeshme u mbajt seanca e radhës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Edhe kjo seancë u shoqërua me tensione dhe akuza të forta nga avokatët, të cilët kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e dosjeve, ndërsa prokuroria kërkon që gjykimi të nisë së më shpejt duke mos i lënë aspak kohë mbrojtjes të shqyrtojë provat. Nga ana tjetër dje u kërkua lirimi nga paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata duke e lënë atë në burg.

Prokuroria në Hagë i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, por avokatët në përgjigje të kësaj deklarate kanë thënë se janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme.

Avokati i Hashim Thaçit u shpreh se këto materiale nuk specifikohen nëse janë krime lufte apo krime njerëzimi. “Janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, a është e përshtatshme, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje.

Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit. Duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë”, tha avokati i Thaçit. Prokuroria ka dërguar kërkesën e saj që dosjet të dorëzohen në gjykatë në qershor ose në korrik me kushtin që gjykimi të nisë në shtator. Një gjë e tillë është konsideruar absurde nga të gjithë avokatët mbrojtës.

Reagojnë avokatët

Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson reagoi ashpër ndaj Prokurorisë duke e quajtur “gijotinë” kërkesën e saj që gjykimi të fillojë në shtator. “Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë.

Ajo që avokati Tiger tha, është shqetësim mjaft i rëndë. Habitem se si prokuroria i jep këto përgjigje. Është një parashtrim shokues, ka vetëm një arsye, që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për përgatitje, në qoftë se rregullat thonë që për një gjykim mbrojtja duhet të ketë pak kohë për përgatitje është në rregull, por nuk e thonë. Afati përcaktohet nga kompleksiteti i rastit”, tha Emmerson.

Ai ka paralajmëruar që bashkëngjitur me kërkesën për lirim të klientit të tij, Veselit, do të dorëzojë edhe prova që dëshmojnë se përgatitjet për mbrojtje në raste të tilla kanë marrë deri në 3 vjet e gjysmë. Ka përmendur edhe gjykimin e Ramush Haradinajt në Hagë. “Është qesharake, është përpjekje e prokurorisë për të pasur një gjykim të padrejtë”, shtoi avokati i Veselit.

Flet avokati i Thaçit

Gjithashtu reagoi dhe avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi. David Hopper tha se kur ka dëgjuar prokurorinë që tha se dosjen e plotë gjyqësore do e publikonin 2-3 muaj para, nuk e besonte atë që po dëgjonte. Sipas Hopper duhet një afat prej 18 muajsh minimumi që të shihet ekipi i përgatitur për procesin gjyqësor. Ai tha se është e pakonceptueshme mënyra sesi ky gjyq mund të bëhet kështu.

“Afati 18 mujor është minimumi që ne parashikojmë për të filluar për të shikuar nëse do kemi ekipin për t’u përgatitur për procesin gjyqësor që mund të fillonte në verën e vitit 2022. Tek dëgjoj z. Tiger më duhej ta pickoja veten nëse isha në ëndërr apo jo. Vërtet po thotë se mund të bëhet kështu ky gjyq! Kjo është e pakonceptueshme!

Sigurisht unë e mbaj mendjen e hapur, por dua që t’ju them se këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Do të duhen të paktën 18 muaj që të hetojmë këtë çështje. Ky është realiteti. Z. gjykatës e ka thënë që s’mund ta caktojë sot datën e çështjen”, tha avokati i Thaçit. Ish-presidenti Hashim Thaçi dërgoi një kërkesë në Prokurori për t’u gjykuar me liri, po ashtu të njëjtën kërkesë ka dërguar ekipi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Prokuroria dhe një fakt të ditur e ka bërë Zyra e Prokurorisë në Hagë, gjatë seancës së djeshme të zhvilluar në Hagë. Të njëjtin vendim, organi i akuzës deklaroi se do të merret edhe për kërkesën e njëjtë që ka bërë edhe ekipi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa ish-kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e ka bërë ende një kërkesë të tillë, e për rrjedhojë nuk ka një vendim.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In