• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Neritan Cekan me skleroz nuk e di se jemi në vitin 2020: Demokracia në Shqipëri është e lashtë, s’do na e mësojnë ndërkombëtarët. Të rrëzojmë këta bijtë e komunistave

15/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Neritan Cekan me skleroz nuk e di se jemi në vitin 2020: Demokracia në Shqipëri është e lashtë, s’do na e mësojnë ndërkombëtarët. Të rrëzojmë këta bijtë e komunistave
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Neritan Ceka, duke folur për protestën për vrasjen e Klodian Rashës në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se demonstratat janë iniciuar nga rinia.

Ceka thekson se Rama flet me gjuhën e një politikani si para viteve 1990, duke shtuar se administrata e policisë është rrumpallë.

“Protestat e rinisë treguan një pjekje demokratike. Kryeministri tha se protestat janë nxitur nga politika, me të njëjtën gjuhë si në vitin 1990, duke i etiketuar si “elementë dekadentë”. Policia përdori dhunë ndaj protestuesve, duke sulmuar edhe demonstruesit paqësorë.

Tregohet se ka pasur dhunë në ambientet e komisariateve. Janë ndaluar më shumë se 200 protestues. Ka edhe të ndaluar pa asnjë shkak, duke parë që të gjejnë prova. Administrata e policisë është rrumpallë”, tha Ceka.

Neritan Ceka theksoi se duhet që të kemi një reformim të policisë.

“Dorëheqja e ministrit të Brendshëm ishte e ligjshme. Kjo polici është politike. Këta janë njerëz të Rilindjes, që veprojnë me arrogancën që karakterizon Rilindjen.

Kemi të njëjtën polici, që edhe pas largimit të ministrit vepron dhunshëm. Duhet të reformohet policia. Kjo polici mund të bëjë çdo gjë.

Është ajo polici që dërgoi vendin në kaos më 1997. Nëse kjo maxhorancë vazhdon kështu, do e çojë vendin në greminë.

Këta janë restaurim i pushtetit të para viteve 1990. Janë bijtë dhe nipërit e atyre që u larguan nga pushteti para viteve 1990”, u shpreh Ceka.

Më tej, Ceka vlerësoi se në Shqipëri jetojmë në dhunë politike dhe policore.

“Mendoj se opozita duhet të ftojë lëvizjen, të jetë pjesë e opozitës, duke ruajtur pavarësinë e saj. Sot kemi një dhunë verbale e fizike që ushtrohet nga policia. Populli i Tiranës duhet të protestojë në fundjavë kundër dhunës që dominon jetën politike në Shqipëri.

Dalja në rrugë e rinisë është thirrje për të ndryshuar pushteti. Është protestë fisnike, sepse rinia doli në veprim dhe del me kërkesa. Ata kërkuan ikjen e ministrit, duan edhe ikjen e drejtorit të Policisë”, vlerësoi Ceka.

Gjithashtu, Ceka shtoi se Edi Rama është në rolin e qesharakut, kurse vlerësoi se ndërkombëtarët më shumë duan stabilitet në Shqipëri sesa interesohen për të drejtat e njeriut.

“Rama hedh akuza qesharake. Nëse kryeministri mendon se rinia paguhet me para, kjo tregon se në Shqipëri nuk ka popull. Ai që mbetet qesharak është kryeministri.

Diplomatët më shumë duan stabilitet politik sesa pyesin për të drejtat e njeriut. Ne jemi një vend që e kemi demokracinë e lashtë dhe nuk ka ngelur të na mësojë tjetër kush demokracinë.

Meraku im më i madh është që shqiptarët duhet të çlirohen nga frika e ekzistencës, si p.sh humbja e punës etj. Nëse shqiptarët do votojnë pa frikë, të zgjedhin kë të duan. Të rinjtë do të hapin dyert e Europës”, përmbylli Ceka.

Share250Tweet156
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In