• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Protestuesit që po i nxjerrin “turpin” opozitës

14/12/2020
in Blog
A A
“Ja ku e keni me zë e figurë…p.lagosi, v.rau, e.kzekutoi”! Erion Braçe i publikon videon Sali Berishës dhe bën paralajmërimin e rëndë: Ky k.riminel barbar dhe zari i tij…

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si pergjegjes per skenarin e planit te ekzekutimit te deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a press conference, where he accused the Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, in connection with the execution scenario of Tom Doshi and Mhill Fufi.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka një të mirë gjithë ky kompleksi i PD dhe LSI, që gjithë ditën punojnë të gjejnë adoleshentë për protestën e mbrëmjes dhe gjithë mbrëmjen thonë, nuk kemi punë me ta.

Është pak dëfryese si situatë, kur shikon se dy partitë kryesore opozitare në vend, të cilat kanë provuar të gjitha mënyrat të bëhen të pranueshme në shoqëri me dhunë, por nuk ja kanë dalë dot, më në fund kanë gjetur këtë zgjidhjen me të mitur.

Kryeqyteti është i ndarë, jo aq shumë nga dhuna simbolike e tyre, se sa nga fakti që dhuna tenton të mbetet anonime.

Kompleksi që i është krijuar opozitës, që shoqëria nuk e pranon, ilustrohet më së miri me këtë sforcimin për protestë të dhunshme përmes adoleshentëve, të cilët kanë të gjithë një numër telefoni nga LSI, ose nga PD, për t’u takuar para protestës.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë për mungesë vizioni politik, gabojnë. Mendoni pak se ka dhe më keq, kur ata që janë pas saj, janë opozitë politike dhe janë pa vizion politik.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë si të dhunshme, përsëri gabojnë. Mendoni pak që këtë gjë e ka bërë opozita zyrtare një vit më parë me molotovë dhe ura zjarri në dorë, shumë herë më keq se këta. Ky është thjesht degradimi i vesit të tyre.

Këta që kritikojnë të miturit për anarshi dhe promovim të dhunës, sërisht gabojnë. Mendoni se sa më keq është opozita zyrtare në këtë drejtim, për t’u qetësuar. Atyre po tu heqësh kërcënimet verbale nga fjalori i tyre, nuk u bën dot katër fjalë bashkë.

Kjo protestë, sado e dhunshme, sado pa vizion, sado e sforcuar të jetë, është një hap më përpara se sa opozita jonë politike, pasi është maska që opozita mendon se e bën më të mirë dhe më të pranueshme.

Mendoni se më keq se këta, është vetë opozita, që detyrohet të nxjerrë këta përpara dhe vetë merret me prapavijën e sufllaqeve dhe lekëve të xhepit.

Prandaj merreni me qetë kur nxeheni më këta adoleshentët që shëtisin duke thyer gjëra çdo mbrëmje në Bllok dhe në shesh.

Mendoni se ka dhe më keq se këta, dhe kjo është opozita zyrtare, që ka turp nga vetja, një opozitë që pasi vrau më 21 janar, heroina e saj e vetme ishte një vajzë nga periferia, që disa protestuesit e kishin fyer tek stacioni i autobusëve të Kamzës.

Ajo u kthye në heroinë, i blenë laptop, i shkuan vizitë në shtëpi, dhe i siguruan psikolog të shërohej nga “dhuna” e protestuesve.

Sot qyteti nuk është nervoz me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre.

Është një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxori para një kukull, Lulzim Bashën, për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri.

Kur ky nuk ja del dot të arrijë objektivat e Berishës përmes molotovëve, bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit, përfundoi duke nxjerrë në rrugë adoleshentë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Është hapi i parë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In