• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Nga problemet në filmin “Hijet që mbeten pas” me Matilda Makoçin te lotët në “Dasma e Sakos”, regjisorët tregojnë për Xhevdet Ferrin

18/01/2020
in Nostalgji
A A
Nga problemet në filmin “Hijet që mbeten pas” me Matilda Makoçin te lotët në “Dasma e Sakos”, regjisorët tregojnë për Xhevdet Ferrin
9.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ANILA DEDAJ

“Duhet bërë, duhet dhënë, që të pritet diçka mbrapsht”, thoshte Xhoda në një nga daljet e rralla mediatike…, teksa fliste për mirënjohjen e publikut.maxresdefault

Dhe ja, një ditë pas mungesës së tij fizike, rrugica në Hoxha Tasin që të çon te vila e kuqe e aktorit duket kaq e ngushtë… Edhe pse ceremonia e përcjelljes së aktorit qe zgjedhur të bëhej familjare… miq, kolegë e dashamirës qenë aty të pranishëm. E kanë të vështirë t’i thonë lamtumirë Xhevdet Ferrit, gjurma e fisnikërisë që ai ka lënë në memorien e tyre, në një ditë si kjo shkakton dhimbje.12348424_10208078179573431_1194080705_n-765×510

Dhimbje për humbjen e një personaliteti të kinemasë, të fjalës, të jetës artistike. Dhimbje për goditjen e pabesë të fatit, që i ndërpreu jetën pa i mbushur të 60-at, pa gëzuar gjatë të qenit gjysh, e duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm te familjarët. Sëmundja e rëndë që i kishte kapluar trupin, nuk ua kishte kursyer miqve frikën për humbjen e tij e megjithatë shpresa që të ishte sa më gjatë mes tyre, mbetej. Në këtë ditë zie, miqtë sjellin Ferrin përmes kujtimeve që kanë ndarë me të, në film dhe përtej tij.

Regjisori Vladimir Prifti, i prekur nga humbja e kineastit, tregon bashkëpunimin me të, në tre nga filmat e tij.ferri-kolazh

“Punova me Xhevdetin tek ‘Era e ngrohtë e thellësive, kur ai ishte ende student. Mandej, te filmi i dytë ‘Dhe vjen një ditë’, ai ishte në një moshë më të rritur dhe më i konsoliduar si aktor. Bashkëpunimi i fundit është te ‘Dasma e Sakos’, të cilin e xhiruam me shumë vështirësi në Gjirokastër”, thotë Prifti.

Sipas regjisorit, ‘përplasja’ e Ferrit me aktorë të fuqishëm si partner, bëri që ai të rritej edhe më shpejt nga ana profesionale. “Tek ‘Era e ngrohtë e thellësive’, ai punoi me Kadri Roshin, mandej te ‘Dhe vjen një ditë’ u përplas me aktor si Viktor Zhusti, deri te ‘Dasma e Sakos’, ku pati si partner një nga figurat më të mira të kinemasë shqiptare, Ndriçim Xhepën”.

Vladimir Prifti tregon se Xhevdeti mbetet një aktor i veçantë, që ishte gjithmonë në kërkim të figurës dhe karakterit. “Procesi që ai ndiqte për plotësimin e figurës, ishte disi racional, por asnjëherë i pambushur me gjendje shpirtërore, apo procese të brendshme që konsolidojnë gjithmonë aktorin”. Lojën e tij e cilëson si të natyrshme dhe të thjeshtë, gjithnjë në konsolidim të botës së brendshme, dhe angazhimin maksimal të tij në sheshxhirim e tregon përmes një episodi te “Dasma e Sakos”.

“Mbaj mend një moment të veçantë, kur Xhevdeti, si protagonist, zbulon se i kanë dhënë për nuse një karagjoz. Ai përfshihet aq shumë, bëhet aq dramatike figura e tij, saqë ne e pamë në një gjendje lotësh në shtëpinë e tij”, tregon më tej kineasti. Xhevdet Ferri ka qenë, sipas tij, nga ata aktorë, që e kanë pasur të konsoliduar figurën përpara xhirimeve. “Aktori gjithmonë kërkon, mirëpo problemet janë pjesë e filmit. Në këtë drejtim, Xhevdeti pati jo pak probleme te ‘Dasma e Sakos’, sepse ishte një figurë komplekse, kishte operator të huaj dhe përpos këtyre, ne luftonim për një zë direkt, eksperiment që deri në atë moment e kishte bërë vetëm Dhimitër Anagnosti”, shton më tej regjisori, duke e përshkruar Ferrin si një aktor artistikisht në rritje, që me “Delegacionin” preku një nga rolet më të mira.

Esat Musliu: Filmat me Xhodën, e pasuronte rolin me shumë detaje

“Për Xhodën tonë, fjalët nuk mjaftojnë, për largimin e tij fjalët vështirë të dalin”… Regjisori Esat Musliu është i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e kolegut. Xhevdet Ferrin e ka pasur si protagonist në dy filmat e tij “Hije që mbeten pas” dhe “Vitet e pritjes” dhe vlerëson tek ai artistin e madh dhe njeriun dinjitoz. “Ka qenë një aktor i mrekullueshëm. Kam bashkëpunuar në dy filma. Mbeta shumë i kënaqur nga interpretimi i tij në ‘Hije që mbeten pas’, saqë e desha në filmin tjetër, bashkë me bashkëshorten, Rozetën”. E tregon të komunikueshëm dhe të përkushtuar ndaj rolit. “Ishte një aktor i rangut të lartë. Bënte një punë shkencore me rolin.

Figura e tij ishte shumë e arrirë nga ana interpretative. Bashkëpunonte me regjisorin, por edhe vetë e pasuronte rolin me shumë detaje”. Miqësia e tyre lindi që kur Ferri qe në vitin e fundit të studimeve në Akademi. “Sigurisht që ai pati një karrierë të shkëlqyer në filma, por po aq dinjitoze qe edhe karriera e tij administrative. Ka qenë dy herë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike, drejtor i Teatrit Kombëtar, por edhe deputet për një periudhë të shkurtër… kudo la gjurmë të mira”.

Asnjë nga këto funksione nuk e cenoi personalitetin e Ferrit, siç miku i tij tregon, përkundrazi ai ishte gjithmonë bashkëpunues dhe në shërbim të kulturë e artit. Kontributi i Xhodës me 30 role si aktor në kinematografi është i vazhdueshëm dhe sigurisht që për të konsoliduar figurën e tij, i është dashur të përballet edhe me momente të vështira në sheshxhirim, derisa skena të ishte në perfeksion. “Te filmi ‘Hije që mbeten pas’, ka qenë një skenë shumë e vështirë, ku Xhevdeti në rolin e Agronit është te shkallët e Amfiteatrit, te Liqeni Artificial, dhe zbulon sekretin e hetimeve, që po i bëhen të atit të partneres, Matilda Makoçit (Marjeta, në film). Ishte tepër e fortë skena kur Matilda i jep një grusht me para, që të mbyllej çështja e babait të saj. Një moment tepër dramatik që Ferri e përballoi me nivel të lartë artistik”, tregon Musliu.

Eduart Makri: Filmi ynë i parë na bëri vëllezër dhe shokë…

“Është fatkeqësi kur natyra nuk zbaton rregullat, i thyen ligjet dhe ndërpret një jetë që ende është e re, një aktivitet në kulmin e vet”, tregon kineasti Eduart Makri, ndërsa lotët i ndërpresin herë pas here fjalët. Xhevdet Ferrin e ka njohur qysh në fillimet e tij, në filmin “Vëllezër dhe shokë” të Dhimitër Anagnostit. “Ishte viti 1980, qemë në fillimet tona dhe punuam bashkërisht. E ndienim veten me fat edhe për shkak se në një moshë të re, bashkëpunonim me një regjisor të mirë. Kemi xhiruar bashkë, dhe detyrimisht, që filmi të qe sa më i realizuar, ne e dinim se duhet të ishim të dy vëllezër që të mund të luanim ‘Vëllezër dhe shokë’, tregon Makri…

Më tej, me Xhodën ka bashkëpunuar dhe te “Besa e Kuqe” e Pirro Milkanit, po siç thotë roli, si vëllezër dhe shokë, në filmin e parë bëri që të lindte një miqësi mes të dyve. “Duhet të ndërtonim një marrëdhënie të tillë, që të mund ta transmetonim edhe artistikisht dhe në këtë drejtim, Xhevdeti ka qenë një bashkëpunëtor shumë i mirë”, shton Makri. Teksa përcjell mikun-koleg, duket se e ngushëllon fakti se largimi i tij do të jetë vetëm fizik dhe e veçon rolin e tij të fundit si Asllani te “Delegacioni” nga më të mirët, edhe për shkak të pjekurisë që kishte arritur si aktor. “Ajo që mbetet pasi njeriu ikën, është puna e tij. Do të kujtohet për kontributin e gjatë në kinematografi dhe jetën artistike. Ishte një aktor shumë i mirë, me një larmishmëri rolesh që krijojnë një thesar të tërë. Një thesar të vyer për ne, kolegët e tij, dhe brezat që vijnë”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In