• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë?” Dhimitër Orgocka: Po ta kisha Dhorkën, jetën do ta kisha më të lehtë

26/02/2020
in Nostalgji
A A
“Kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë?” Dhimitër Orgocka: Po ta kisha Dhorkën, jetën do ta kisha më të lehtë
2.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, ishte aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka.

Orgocka ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale. Ai është i njohur edhe si regjisor i një sërë shfaqjesh teatrale shumë të suksesshme, ndër to edhe ‘Kopraci’, që u vu në skenë vitin që shkoi, duke rikthyer si protagonist mikun e tij, Koço Qëndro.

Në studio, Orgocka ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Dhorkë Orgocka, ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe mendon se po të ishte ajo gjallë, jeta e tij do ishte më e bukur dhe më e lehtë.

“Unë i thashë Dhorkës, gruas time, të vinte bashkë me mua në teatër. Ajo nuk e kishte me aq shumë qejf, por meqë ishim të dy bashkë, erdhi dhe ajo në teatër. Edhe punuam të dy, tërë jetë bashkë në teatër. Madje dhe shtëpinë e kishim si një pjesë të skenës.

Ajo ishte gjithnjë më e mirë se unë, sepse punonte në shtëpi dhe bënte punë të tjera dhe më lejonte mua të merresha më tepër me letërsinë, artin në përgjithësi. Tani nuk e kam dhe më vjen shumë mirë që e kujtova sot, që jam tek ju.

Se jam i bindur se po ta kisha atë edhe jetën do ta kisha shumë më të lehtë dhe më të mirë, më të bukur. Por meqënëse punën e kam që largohem shumë herë nga teatri dhe qyteti i Korçës, gjithnjë mendoj kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë them?”

Bashkëshortja e tij ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe Orgocka e pranon se i mungon.

Artisti i njohur është nderuar me disa çmime për shfaqjet teatrale që ka realizuar ndër vite, ndërsa në 80-vjetorin e lindjes ai u nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti Bujar Nishani. Në 2007-n Pallati i Kulturës, në Maliq të Korçës ka marrë emrin e tij duke nderuar edhe njëherë tjetër figurën e artistit të njohur./tvklan.al

Share331Tweet207


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In