• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtarët e prokurorët batërdi me abuzimet para futjes në veting, Artur Metani konfirmon 840 dosje korruptive, zbardhet raporti

07/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Gjyqtarët e prokurorët batërdi me abuzimet para futjes në veting, Artur Metani konfirmon 840 dosje korruptive, zbardhet raporti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë namin me vendimet edhe pse procesi i vetingut po dëshmon se të korruptuarit nuk do kenë vend në sistem. Ajo që bie në sy është se shumë e dinë se do të ngelin në veting dhe po bëjnë pazare në kurriz të qytetarëve.

Një gjë e tillë dëshmohet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Artur Metani. Ky i fundit ka miratuar strategjinë e veprimit 2020-2022 dhe përveç detajeve se ku do fokusohet puna, tregohet se ka pasur një numër të madh ankesash nga qytetarët për abuzime me vendimet, sidomos nga gjyqtarët.

“Konkretisht, për periudhën shkurt – tetor 2020, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, janë depozituar 2945 ankesa të cilat kanë qenë depozituar në institucionet ekzistuese para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2020, si edhe pranë institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 96/2016 dhe konstituimit respektiv të tyre, përmendim këtu ankesa të marra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjykata, bashki, organizata, ankesa qytetarësh etj”, thuhet në strategji.

Konfirmimet

Sipas të dhënave, 757 ankesa janë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si ankesa të mbartura;

185 ankesa të depozituara nga institucione të tjera; 9 ankesa nga organizata; 647 ankesa nga qytetarët. Pas marrjes së ankesave në dorëzim, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka vijuar me konfirmimet përkatëse, në zbatim të ligjit, nga ku rezulton se për periudhën shkurt – tetor 2020, janë kryer 841 konfirmime.

Sipas raportit janë kryer: 647 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga qytetarët; 185 konfirmime mbi ankesat e depozituara nga institucione të tjera; 9 konfirmime mbi ankesat e ardhura nga organizatat; 68 vendime për arkivim të ankesave pas shqyrtimit fillestar; 68 njoftime për vendime arkivimi të ankesave; 28 vendime për verifikim të ankesave pas shqyrtimit fillestar; 40 kërkesa drejtuar gjykatave apo prokurorive, mbi informacione ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve të kërkuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në kuadër të verifikimit të ankesave; 6 vendime për fillimin e hetimit disiplinor; 2 vendime të fillimit të hetimit me iniciativë të ILD-së janë për një magjistrat dhe një prokuror, ndërsa 4 vendime të tjera janë për 3 gjyqtarë dhe 1 prokuror të filluara me ankesë të subjekteve të parashikuara në ligj.

2104 vendimet

Sipas ILD, lidhur me shqyrtimin e ankesave gjatë periudhës shkurt – tetor 2020, janë miratuar 2104 vendimet përkatëse. “Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjatë periudhës në vazhdim do ketë si objektiv kryesor ushtrimin e veprimtarisë së tij në mënyrë të pavarur, eficente, profesionale, si dhe sa më transparente dhe të besueshme ndaj publikut. Në të njëjtën kohë, do të synohet rritja e standardeve me qëllim zhvillimin e procesit hetimor disiplinor në përputhje me parimet e ligjshmërisë e të procesit të rregullt ligjor sipas standardeve ndërkombëtare duke garantuar pjesëmarrjen aktive në proceset e planifikimit strategjik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në raport.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In