• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”, zbulon goditjen e rëndë që ka marrë Ilir Meta: ‘Fundosën’ personin që mbronte vjedhjen e tij me bllokun e famshëm, tani do të fillojë…

05/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”, zbulon goditjen e rëndë që ka marrë Ilir Meta: ‘Fundosën’ personin që mbronte vjedhjen e tij me bllokun e famshëm, tani do të fillojë…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten se gjykata kishte vendosur sekuestrimin e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Në një njoftim për mediat, SPAK bëri me dije se masa e sekuestrimit të pasurive është një proces autonom nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj Llallës me akuzën e fshehjes së pasurive.

Lidhur me këtë zhvillim të bujshëm, avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se do të ketë goditje të tjera.

Ai tha se prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Sipas Ngjelës, ai e kishte vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.

Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës

Ad by Valueimpression
A është goditja drastike që SPAK i bëri ish Prokurorit të Përgjithshëm, fillimi i procesit të madh të pritshëm kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Po.

Gjithmonë ka një pikë nisjeje kundër grupeve të mëdhenj kriminalë. Ky është fillimi i një procesi, i cili, në goditjen me spektër të gjerë të krimit të organizuar që ka pushtuar një shoqëri si fenomen, quhet purgo antikrim”..

l.

Pse është një fillim kjo pikënisjeje?

Sepse prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Ai e kish vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.

Por, në çështjen Llalla, u vu në dyshim forca e politikës amerikane në Shqipëri, në funksion të reformës në drejtësi.

Gjykata e Posaçme kishte pranuar të bënte një kapërcim ligjor: ajo ua hoqi sekuestron pronave të shumta të Adriatik Llallës. Por, gjykata duket se kërkoi ligjin përkatës; kurse Prokuroria e Posaçme i kërkoi asaj dje, për pronat Llalla, zbatimin e nenit përkatës të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.

Politika amerikane iu është zotuar disa herë shqiptarëve për këte fakt, që do t’ua bënte ajo këtë reformë. Dhe, prandaj, vetë ambasadorja Yuri Kim, e tregoi dje forcën e drejtësisë së re në Shqipëri me përkrahjene hapur të saj.

Kjo është rruga: vetëm forca ndërkombëtare do ta përfundojë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri.

ll.

Por, si mund ta analizojmë politikisht goditjen anti-Llalla që ndodhi dje?

Kjo ishte një goditje efikase dhe në kohën e duhur. Vendimi i Gjykatës së Posaçme që lëshoi nga sekuestroja pronat e Adriatik Llallës, i dha mundësinë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri që me krenari të shprehej se: “E morëm edhe Gjykatën e Posaçme”.

Ky mendim pastaj u shpërhap bindshëm edhe në opinionin publik shqiptar. Por, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u shpreh aty për aty se: “Adriatik Llalla është i padëshirueshëm për hyrjen e tij në USA; me gjithë familjen e vet”.

Pas kësaj, rrjedha goditëse anti-krim ndryshoi menjëherë, dhe dje u deklaruan të sekuestruara të gjitha pronat e dyshimta të Adriatik Llallës, por këtë herë, në funksion të krimit anti mafie në Shqipëri që quhet, “Për parandalimin dhe goditjene krimit të organizuar…”

Ka mundësi që, pikërisht këtë, ka kërkuar me të drejtë Gjykata e Posaçme në rastin e parë, dhe Prokuroria e Posaçme e korrigjoi.

Prandaj, ky proces kuptohet se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E gjithë kjo që ndodhi, i dha të kuptuar opinionit publik shqiptar se politika amerikane nuk lëshon fare pe në drejtimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Çlirimi nga sekuestroja e pronave të Adriatik Llallës ishte një akt i gabuar, por korrigjimi i gabimit i dha tani më shumë besim opinionit publik shqiptar.

lll.

Në të njëjtën kohë, duhet të shohim se, kur do të fillojë nga funksionimi Byroja Kombëtare e Hetimit?

Kjo në fakt është pika kyç në luftën antikorrupsion kundër rretheve të larta të politikës shqiptare. Dhe, fillimi nga puna i asaj Byroje, do të jetë pika e madhe e kthesës për reformën shqiptare në drejtësi dhe në politikë.

Por, edhe në ndërtimin përfundimtar të Byrosë së Hetimit, duhet, dhe do të jetë forca e politikës ametikane ajo që do të vendosë pikat mbi i, edhe për këtë çështje. Dhe kjo sigurisht që po pritet me një farë impresioni pozitiv nga Shqiptarët.

Por, kjo pritje po duket se ka ardhur drejt fundit, në një kohë kur, çështja e sekuestrimit të pronave të pajustifikuara do të ndjekë, tani e më tej, precedentin Llalla. Në fakt, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo që, para 20 ditësh, i dha impuls real ecurisë së formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prandaj, pavarësisht se si u përcoll çështja e pronave Llalla, ajo, më në fund, me prezencën që paraqiti politika amerikane me anë të ambasadores së saj në Tiranë, i dha forcë drejtësisë së re në Shqipëri, dhe i krijoi kësaj drejtësie precedentin e ri në përdorimin e ligjit atimafie “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”….

Share204Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In