• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Edi Rama: Hapjen e negociatave për Shqipërinë po e bllokon Holanda, me këtë BE që kemi procesi i zgjerimit do zgjasë me vite

04/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Edi Rama: Hapjen e negociatave për Shqipërinë po e bllokon Holanda, me këtë BE që kemi procesi i zgjerimit do zgjasë me vite
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtore Holandën për bllokimin e mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-BE. Në Bruksel po zhvillohen takime mes ambasadorëve dhe nuk ka dakordësi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin “Politik On” të Alfred Lelës”, Rama deklaroi se Shqipëria i ka realizuar kushte por BE ka përplasje të brendshme. “Gjermania po lufton fort për integrimin e Shqipërisë. Janë dy vende që formalist negociata janë hapur, por duhet miratuar korniza negociatore dhe duhet bërë konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën dhe gjithçka është lënë pezull sepse s’ka konsensus.

Thelbi këtu është se BE nuk merr dot vendim nëse s’janë të gjithë dakord. Ana tjetër e medaljes është se historia e procesit nuk është fare, po fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend, dy, 5 kanë axhendat e tyre elektorale. Ka zgjedhje në mars në Holandë. Është çështje interesash të brendshme dhe nuk e luan topi”, tha ai. Ai komentoi dhe deklaratën e kancelares Merkel, e cila tha se për Shqipërinë nuk do të ketë mbledhje këtë vit. “Merkel nuk ka si e premton sepse nuk varet nga Gjermania.

Një vend që nuk e do është Holanda. Arsyeja që nuk e do është se Holanda. Me këtë Europë që kemi në raport me zgjerimin nuk i dihet sa zgjat procesi”, tha ai. Më tej kryeministri Edi Rama u shpreh se procesi i negociatave do të zgjasë më shumë se 3-4 vite, madje shtoi se me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë.

“Këtë gjë do ta shohim me të gjithë gjatë rrugës se ky proces nuk do të zgjasë 3-4 vite, por më tepër. Me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë. Finlanda s’ka probleme me Shqipërinë, Italia jo. Pse Austria nuk ka probleme me ne?Për hapjen e negociatave u hapën këtë vit, pra nën qeverisjen tonë”, deklaroi ai.

Ligji i Memeve

Më tej kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek debati për ligjin për “memet”. Ai e hodhi poshtë si lajm duke thënë se nuk do të ketë asnjë dënim. “Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e gjuaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë.

Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t’ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t’u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve”, tha ai. Ram u ndal dhe te paketa antishpifje. Ai u shpreh se kur u diskutua për këtë ligj sipërmarrësve i çonin sms që të mos tërhiqej nga ky ligj.

“Kur u diskutua për këtë ligj më ka habitur numri i sipërmarrësve që më çonin sms që të mos tërhiqem nga ky ligj. I kam marrë në telefon se më kanë thënë se i kanë grirë në gjoba. Ne kemi online-in të parregulluar. Kjo është një përpjekje për ta rregulluar këtë pjesë, nuk ka fare mbyllje portalesh.

Shumë vende evropiane kanë burg për këtë ligj. AMA nuk është gjykatë, se ky ligj nuk është për mua, se unë jam mësuar për mua, as për qeverinë, por për njerëzit. Unë s’ka nevojë për ligj që të më mbrojë, se e kam gjuhën shpatë se herë ma ka nevoja. Degjenerimi i së vërtetës dhe lëndimi i atyre që lëndojnë njerëz, duhet t’u japim njerëzve mundësi që të kenë drejtësi”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri Rama u shpreh se nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj tij. “Nuk e ka problem që dikush të shprehë një opinion negativ ndaj meje, nëse më thonë gomar, se ky është një opinion. Konsiderohet fyerje, por nëse më thonë se jam hajdut, ky nuk është opinion, por është akuzë.

Unë e kam të pamundur që të hesht. Përderisa kohë keni ju të drejtë të flisni edhe unë nuk ka pse hesht. Nuk shoh pse një gazetar dhe analist, ka superioritetin moral që të thonë gjithçka dhe unë të mos them se çfarë mendoj për ta. Ky është një konflikt për idenë e asaj që unë mendoj se si duhet të jetë”, nënvizoi Rama.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In