• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fundoset ushtari i Ilir Metës: Ultimatumi amerikan detyron SPAK t’i sekuestrojë Adriatik Llallës pronat, nga apartamenti në Durrës, te tokat në Tiranë, ja lista!

04/12/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Fundoset ushtari i Ilir Metës: Ultimatumi amerikan detyron SPAK t’i sekuestrojë Adriatik Llallës pronat, nga apartamenti në Durrës, te tokat në Tiranë, ja lista!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amerikanëve nuk u del e keqja me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Teksa ky i fundit u përdor keq nga presidentit Ilir Meta për të goditur reformën në drejtësi dhe sulmuar ambasadorin Donald Lu, për ambasadën e SHBA dënimi dhe sekuestrimi i pasurisë për Llallën është mision më vete.

Pasi prokuroria dërgoi dosjen në gjykatë, Llallës ju hoq sekuestroja e pronave gjë që solli një reagim të fortë nga ana e ambasadores amerikane. Por duket se presioni amerikan ka detyruar SPAK e GJKKO të korrigjojnë gabimin dhe t’i sekuestrojnë pronat sërish ish-Kryeprokurorit. Dje drejtësia e re ka fundosur ushtarin e Ilir Metës, duke dërguar një mesazh të fortë te të gjithë.

Llalla qëndroi për shumë vite në shërbim të Metës dhe përplasja me Donald Lu ishte kulmi, ku presidenti e shfrytëzoi dhe më pas e shiti. SPAK njoftoi se ka përdorur ligjin antimafia kundër Llallë. Në bazë të këtij ligji ajo ka kërkuar nga GJKKO sekuestrimin e disa pronave të paluajtshme, gjë që u pranua. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pasuritë e sekuestruara

SPAK bën me dije se është sekuestruar pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012.

Po ashtu është sekuestruar: Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017; Po ashtu janë sekuestruar pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017, si dhe pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017.

SPAK njofton se Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm.

Reagon Yuri Kim

Sekuestrimi i pasurive është mbështetur edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Teksa publikoi pak ditë më parë vendimin e DASH kur Llalla u shpall i pandehur, ambasadorja deklaroi dje se sekuestrimi i pronave ndaj tij është një sinjal se SPAK po ecën para. “SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Antimafia për të luftuar korrupsionin. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”,shkruan Kim.

Pronat e sekuestruara nga SPAK

1. Pasuria e paluajtshme nr. 39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr. 8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr. 432 Rep dhe nr. 221 Kol, datë 19.03.2012;

2. Pasuria e paluajtshme nr. 64/40, zona kadastrale nr. 3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr. 972 Rep dhe nr. 546 Kol, datë 05.12.2016;

3. Pasuria e paluajtshme nr. 64/61, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

4. Pasuria e paluajtshme nr. 64/62, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 315 Rep dhe nr. 186 Kol, datë 15.03.2017;

5. Pasuria e paluajtshme nr. 64/58, zona kadastrale nr. 3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr. 573 Rep dhe nr. 376 Kol, datë 15.05.2017;

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In