• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vaksina/ Këto janë 3 mënyrat si do vaksinohen njerëzit kundër virusit Covid-19

02/12/2020
in Aktualitet, Bota
A A
Gara për vaksinën, a rrezikon ndonjë shtet që të mbetet pas?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania është i pari vend që ka aprovuar vaksinën e Pfizer, ku dozat e para nga 40 milionë si porosi e parë do të vihen në përdorim duke nisur nga java tjetër.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, thotë se viti 2020 ishte i tmerrshëm ndërsa 2021-shi me vaksinimin do të jetë më i mirë.

‘Do të marrë pak kohë për tu shtrirë vaksinimi gjerësisht, duhet doza e dytë pas 21 ditësh, por ne do të punojmë me shpejtësi.’-tha ai.

Ai thotë se me lajmin e mirë sot për Britaninë, me gjasa vera do të jetë periudha ku të gjithë do e shijojnë:

‘Por unë kam besim tani, me lajmet e sotme, që nga pranvera, nga Pashkët e tutje, gjërat do të jenë më mirë. Dhe ne do të kemi një verë vitin e ardhshëm që të gjithë mund ta shijojnë’.

Ministri bëri thirrje që pavarësisht vaksinës së siguruar, duhet të vijohet me respektimin e masave.

Por si do të vaksinohen njerëzit dhe si do shpërndahet ajo?

Ministri Hancock tha se do të ketë tre mënyra:

Nga spitalet: Ministri tha se shumica e spitaleve janë në gjendje të ruajnë vaksinën në temperature minus 70 gradë.

Qendrat e vaksinimit: Qendrat e mëdha, do të ngrihen në të gjithë vendin me pajisjet dhe aparaturat e nevojshme të ruajtjes.

Në komunitet: Mjekët e përgjithshëm dhe farmacistët dhe të tjerët do të ndihmojnë për të vaksinuar njerëzit, edhe pse për këtë ministri thotë se do jetë pak më e vështirë për shkak të kushteve që kërkon vaksina.

Përveç vaksinës Pfizer, Britania ka porositur 100 milionë doza nga vaksina AstraZeneca, për të cilat ministri tha se janë më të përshtatshme për shpërndarjen në komunitet pasi nuk ka nevojë të ruhen në temperature kaq të ulëta sa kërkohen tek vaksina Pfizer.

Gjithashtu, Britania po pret miratimin edhe të vaksinës nga Oxfordi. Për vaksinën Moderna, ministri britanik tha se është ende disi larg pasi pritet të prodhohet dhe të shpërndahet në muajin prill.

Ekspertët britanikë kanë thënë se të parët që do vaksinohen janë grupet më vulnerabël, të moshuarit, mjekët dhe infermierët, dhe ata me sëmundje kronike.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In